Matura 2024/ 28 mijë maturantë testohen sot tek 'Gjuha e Huaj', teza publikohet 30 minuta pas provimit! MAS: Nuk cënohet provimi

Tiranë- 28 mijë maturantë iu nënshtruan sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku testohen për gjuhën e huaj. Edhe këtë vit, si në vitet e kaluara tezat e provimit u publikuan në rrjete sociale 30 minuta pasi nisi zyrtarisht testimi  në orën 10:00 

Dy variantet e tezës së anglishtes dhe një i frëngjishtes nisi të shpërndahej me shpejtësi në rrjete sociale edhe pse ministria kishte deklaruar se kishte marrë masa të rrepta sigurie. Menjëherë më pas erdhi dhe reagimi i Ministrisë së Arsimit  në të cilën e quante akt të shëmtuar por që nuk cënonte provimin.

Provimi i nisur në orën 10:00 u mbyll në orën 12:30 minuta

28 mije maturante ne provim

Maturantët u akomoduan në 144 qendra provimi që u administruan  nga 2700 punonjës arsimorë të të gjitha strukturave

Provimet do të zhvillohen edhe në qendra me hapësira të mëdha siç janë palestra, korridore, ku 70% e mjediseve do të monitorohen nga kamerat për të siguruar dhe për të pasur një proces administrimi sa më transparent.

Pas provimit të gjuhës së huaj, më 10 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më pas më 18 qershor do kenë matematikën ndërsa më 24 qershor është provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje.

Ministrja: Po ju presin krahëhapur në universitetet tona

Përmes një video, Ministrja Manastirliu në mëngjes u uroi suksese maturantëve 

"Ky moment shënon përfundimin e një etape dhe hapjen e kapitullit të ri në rrugëtimin tuaj drejt dijes dhe aftësimit tuaj të mëtejshëm," u shpreh ministrja.

 
Një nga risitë e Maturës Shtetërore këtë vit është se janë të parët që do të kenë mundësinë e gjenerimit të diplomës me vulë elektronike në sistemin e-matura, që është një hap përpara drejt modernizimit dhe digjitalizimit të mëtejshëm të shërbimeve online," tha ministrja

 
Ministrja e Arsimit dhe Sportit inkurajoi maturantët që të zgjedhin universitetet shqiptare për të vijuar studimet e tyre.  

“Shumë prej jush e kanë vendosur tashmë ku do të studiojnë, të tjerë janë duke e vendosur pikërisht tani, por ajo që dua t’ju them është se sistemi ynë i arsimit universitar, universitetet tona, po ju presin krahëhapur për t’ju mbështetur në realizimin e aspiratave tuaja. Universitetet tona sot ofrojnë një gamë të gjerë programesh akademike që mbulojnë interesat dhe pasionet tuaja. Ato kanë hyrë tashmë në rrugën e ndërkombëtarizimit dhe po lidhin marrëveshje të shumta me universitete të ndryshme në botë për programe të përbashkëta dhe diploma të dyfishta, si dhe për kërkimin shkencor. Ne po punojmë çdo ditë që oferta akademike të jetë sa më e kompletuar dhe tërheqëse për ju, e mbi të gjitha, të garantojë punësimin e secilit prej jush” tha Ogerta Manastirliu. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:47
Matura 2024/ MAS reagon pas publikimit të tezës së Anglishtes: Akt i shëmtuar fotografimi por nuk cënon provimin

Ministria e Arsimit reagon pasi teza e anglishtes qarkulloi në rrjete sociale 30 minuta pas provimit.

Duke e quajtur akt të shëmtuar MAS tha se publikimi I tezës nuk cënon procesin, ndërsa provimi po zhvillohet me standarde të larta.

"Akti i shëmtuar i fotografimit dhe publikimit të tezës së provimit të maturës të gjuhës së huaj, pasi ka nisur provimi, nuk ndikon aspak në proces dhe as nuk zhvlerëson punën dhe mundin e mijëra mësuesve e punonjësve arsimorë, që janë angazhuar prej muajsh që ky proces të jetë transparent dhe i drejtë për të gjithë nxënësit. Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon fuqimisht çdo përpjekje për të minuar integritetin e procesit të provimit dhe punën e maturantëve, mësuesve dhe punonjësve arsimorë' thuhet në reagimin e MAS që vijon duke siguruar se provimi po zhvillohet në standarde të larta, duke krijuar çdo mundësi për maturantët që të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e tyre të përfituara gjatë shkollës së mesme.

Këto standarde janë siguruar nëpërmjet programit orientues të Maturës Shtetërore, konsultimeve në çdo shkollë, testeve model të përgatitura nga QSHA, paratesteve të zhvilluara në çdo gjimnaz dhe këshillimeve nga shërbimi psiko-social për menaxhimin e stresit në provime.

Po kështu thotë se: Hartimi i testit është kryer në kushte të larta sigurie dhe profesionalizmi, dhe organizimi i provimit ka përfshirë trajnimin dhe certifikimin e të gjithë personave të përfshirë në administrimin e Maturës.

Ora 10:47
Matura 2024/ Sot provimi i 'Gjuhës së Huaj', del teza e anglishtes

Përsëritet skema. Teza e anglishtes është publikuar në rrjete sociale 30 minuta pas nisjes së testit të Gjuhës së Huaj.

Në rrjete sociale është publikuar variant i tezës B të Anglishtes.

Ndërkohë provimi vijon deri në në orën 12:30.  Publikimi i tezave të provimeve të Maturës që duhej të ishin sekret vijojnë të bëhen publike.

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Fullkrug nderon 'Panzerat' në limte, Gjermania barazon 1-1 me Zvicrën dhe del e para në Grupin A! Skoci 0-1 Hungari, trishtohet Shqipëria

Euro 2024/ Fullkrug nderon 'Panzerat' në limte, Gjermania barazon 1-1 me Zvicrën dhe del e para në Grupin A! Skoci 0-1 Hungari, trishtohet Shqipëria