Një ditë përpara fillimit të provimeve të maturës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka vënë theksin tek zbatimi me përpikmëri i rregullores së Maturës Shtetërore.
Këtë ministrja e bëri me dije, gjatë një takimi që zhvilloi sot me monitoruesit që do të ndjekin nga afër provimet e maturës që do të nisin më 3 qershor me provimin e gjuhës së huaj. Më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 18 qershor provimi i matematikës dhe provimet me zgjedhje më 24 Qershor 2024.
“Kemi një rregullore që duhet zbatuar nga të gjithë, që nga shkollat e deri në nivel kombëtar. Shpresoj të mos kemi parregullsi, por nuk do të ketë asnjë tolerancë për rastet që shkelin rregulloren. Nxënësit duhet të jenë të qetë dhe të sigurt gjatë këtij procesi provimesh,” theksoi Ministrja Manastirliu.
Manastirliu deklaroi se do të ketë një angazhim maksimal nga ana e punonjësve të arsimit, ndërsa kërkoi që procesi të jetë sa më transparentë.
Për mbarëvajtjen e procesit të provimeve do të jenë rreth 1900 administratorë, të cilët do të monitorojnë grupet e maturantëve.
“Në të gjithë Shqipërinë janë 144 qendra ku do të zhvillohen Provimet e Maturës, dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të monitorojë procesin me përfaqësues të deleguar, duke siguruar që çdo hap i procesit të garantojë transparencën e duhur. Do të angazhohen rreth 2900 mësues dhe punonjës të arsimit që do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit në çdo qendër provimi nga veriu në jug. Në provimet e maturës shtetërore do të marrin pjesë rreth 28 mijë nxënës, maturantë. Do të jenë 1900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta”, tha Manastirliu.
Datat e provimeve të Maturës Shtetërore:
-3 qershor, provimi i gjuhës së huaj
-10 qershor, provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
-18 qershor, provimi i matematikës
-24 qershor, provimet me zgjedhje
Shifrat e provimeve
-24 mijë nxënës maturantë
-1900 monitorojnë maturantët
-200 përgjegjës të administrimit
-250 administratorë të sekretimit
-290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për nxënësit me aftësi të veçanta
S.B/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
71%
-
Jo
23.5%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 442
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi Kombëtar i Studentëve 2025, Manastirliu: Zëri i tyre, themelor për zhvillimin e arsimit të lartë
19 Mars, 13:54
-
Në shtator, gati teksti për nivelin e tretë të gjuhës shqipe në diasporë
18 Mars, 12:29
-
‘Celulë më celulë’/ Rama shkon me pica tek zyrat e Njësisë 1 në Tiranë: Kryeministri nuk i shmang batutat: Ervinit mos i jepni se është shëndoshur (VIDEO)
17 Mars, 22:28
-
Manastirliu në takimin me kandidatët e Tiranës: Me kombinimin e eksperiencës dhe të rinjve do arrijmë objektivat tona ambiciozë
17 Mars, 09:04
-
100 vite çiklizëm shqiptar, ekspozitë me foto të kampionëve! Ministrja: Jubileu i çiklizmit vjen me “Giro d’Italia” në Shqipëri
14 Mars, 15:16
-
Përballja mes kandidateve të PS-së dhe PD-së në Tiranë/ Rama i beson 8 grave në listën e mbyllur, Berisha fut në ‘patronazh’ Vokshin dhe Topallin, dy të tjerat ja jep aleatëve
12 Mars, 23:25
-
Rama inspekton investimet e qeverisë në Durrës! Shëtitorja e re, zgjerohet 100 metra plazhi i vjetër! Kampus i ri i Fakultetit të Studimeve Profesionale
12 Mars, 13:14
-
Nis Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, Manastirliu: Në garë mbi 11 mijë nxënës nga 700 shkolla në të gjithë vendin
11 Mars, 11:00
-
Shkolla 9-vjeçare 'Angela Merkel' në Kamëz gati në shtator, Rama: Kjo godinë nuk gjendet as mes Parisit, Kamza është befasia e gjithë rilindjes
10 Mars, 15:22
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, ndalimi nis pas 1 jave! Rama: Do vendosim filtra për sigurinë e fëmijëve, kompania së shpejti në Shqipëri me planin e masave (VIDEO)
6 Mars, 12:31
-
Rindërtimi i shkollës ‘Pjetër Budi’, Rama inspekton punimet: Revolucion në standarde! Transformohet edhe Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave
5 Mars, 12:31
-
Vilma Nushi paditi Vokshin për shpifje, s’pajtohen në seancë! Deputetja e PD-së: Nuk heq dorë, do t'i shkoj deri në fund
26 Shkurt, 11:33