Një 38-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Gjakovë. Viktima është Rasim Binakaj, xhaxhai i ish-finalistes së “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona Binakaj.
Sipas Policisë së Kosovës, të shtënat ndodhën rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku dy persona u qëlluan me armë zjarri. Rasim Binakaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi tjetër u dërgua për trajtim mjekësor.
Policia bëri të ditur se po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e një personi të dyshuar, Nexhdet Zymberaj, pronar i lokalit “My Place”, ku dyshohet se ka nisur konflikti.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë gëzhoja dhe një mjet të mprehtë. Prokuroria e ka klasifikuar rastin si “vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në vijim.
Rasim Binakaj ishte edhe personi që në vitin 2021 kishte njoftuar publikisht për aksidentin tragjik në Kroaci, ku Elijona Binakaj humbi nënën dhe motrën e saj. Ngjarja, sipas mediave, ka tronditur familjen dhe komunitetin në Gjakovë.
Komente




