’97-a, e re e PD, nuk ka lidhje me ’97-en e Shqipërisë

’97-a, e re e PD, nuk ka lidhje me ’97-en e Shqipërisë

Rituali më I ri I Partisë Demokratike, është ti zërë prit në çdo qytet Edi Ramës me krerët lokal të PD, qofshin këta ish deputetë ose të zgjedhur lokal në krye të partisë. E marr me mend torturën e tyre, dhe bezdinë që duhet të filmojnë veten duke bërë sikur zihen me policët “që nuk I lënë të vrasin Edi Ramën”. Është një nga banalitetet e rëndomta të Berishës, sa herë që ajo parti hynë në krizë të thellë.

Në ditët e saj më të këqija, kur kishte shpallur ikjen nga pushteti dhe nuk merrte dot pjesë në zgjedhje as në gjysmën e Shqipërisë në vitin 1997, PD e bënte përsëri këtë ritual. Natyrisht jo në gjithë Shqipërinë, por qëllonte Bashkim Finon me gurë kur kalonte në Bushat. Më tej nuk e bënte jo se nuk kishte dëshirë, por nuk kishte mundësi, pasi palë me të nuk ishte qeveria, por njerëzit e armatosur, që mezi prisnin të shikonin ndonjë flamur të Partisë Demorkatike për ti vënë zjarrin.

Tani PD po përjeton 97 e saj. E izoluar, e rrezikuar, e frustruar dhe e destinuar të ndëshkohet rënd për aktin e saj vetvrasës, ajo ka zgjedhur të jetë pala e vetme në akte simbolike dhune, të cilat përveçse nuk e rrezikojnë rivalin e tyre, I japin atij dhe fuqinë e njeriut që duron idjotësira të tilla.

Po pse PD po përpiqet të prodhojw 97 e saj?

Ideja se 97 është një simbl dhune dhe destablizimi, është një opsion I dëshpëruar, I vjetër I Sali Berishës, sipas motos së tij “pas mua qameti”. Por vetëm kaq. Të gjitha faktorët e tjerë janë kundë 97, së Shqipërisë.

97 e Shqipërisë, u prodhua nga akte të forta destabilizimi dhe dhune, që kishin në shënjestër një qeveri e cila po përballej prej muajsh me revolta popullore, që socialistët I mbështesinin, por as i kontrollonin dot.

Qindra mijëra familje kishin humb kursimet e tyre, PD kishte vrarë zgjedhjet dhe shpresën dhe Bashkwsia ndërkombëtare ishte rreshtuar egër kundër saj.

Sot Shqipëria është një vend stabël nga pikpamja ekonomike, me parametra makroekonomik të sigurtë, dhe qeveria ka një mbwshtetje të fort ndërkombëtare.

Sali Berisha e ka situatën njësoj si në vitin 1997, biles edhe më keq, pasi ndërkombëtarët e kanë identifikuar atë, si autorin e vetëm të kësaj krize që ka marr pas PD dhe LSI, për hallet e tyre.

Përballë tij nuk ka më as banda, as policë, as kundërshtarë, por vetëm miliona shqiptarw që vëzhgojnë me neveri, akte të bezdisëshme dhune, që më shumë të ngjallin mëshirë se sa frikë nga destabilizimi.

Kjo situatë të cilën Edi Rama  e lejon me vetdije për të ndarë shoqërinë kundra dhunës politike, është një unazë e re izolimi në qafën e PD dhe Berishës dhe një demonstrim I ri I vetvrasjes së saj.

Kjo 97 që po ëndërron dhe tenton PD, është vetëm 97 e saj. Aktet e saj të dëshpëruara dhe shpresa se mos dhuna e saj prodhon ndonjë viktimë, është një nekrofili politike, e cila ilustron më së miri se çfarë po ndodh me një parti, që lideri I saj e do me vete në varrë si Faraoanët mumjet e veta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA VE LALA SONE: 28/04/2019 21:42

    Kryekrimineli malok në burg qeni zgjebosur salhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë