Bashkia merr 40 kazanë dhuratë nga grekët

(1/2/2002) TIRANE Grekët i dhurojnë Bashkisë së Tiranës 40 kazanë të mëdhenj plehrash. Shoqëria EETA ka sjellë gjithsej 200 kazanë të tillë, që do t'ua falë pesë bashkive më të mëdha të vendit. Nga ndarja e bërë bashkisë metropolitane, i ka rënë "pako" me 40 kazanë. Kjo ndihmë modeste ka mbërritur në doganë dhe pritet që punonjësit e bashkisë të shkojnë për t'i marrë. Sipas drejtoreshës së Pastrimit në bashki, Eneida Jukniu, këta kazanë do të vendosen në rrugët më problematike të Tiranës. Njëkohësisht mësojmë se firma italiane e pastrimit "Ecoaqua" ka nisur zëvendësimin e të gjithë kazanëve të djegur e të shkatërruar me kazanë të rinj.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie