Besëlidhja: Tani kategoria e sigurtë

(28/2/2001)Askush, madje as edhe tifozi më nostalgjik i Besëlidhjes nuk ka menduar se ekipi lezhjan do të korrte në Durrës dy fitore të mëdha radhazi ndaj Durrësit dhe Flamurtarit. Dy ekipet më me emër të futbollit shqiptar kanë qenë pre e skuadrës tashmë të forcuar e simpatike të Besëlidhjes, pre edhe të Brikeno Bizit, futbollistit mjeshtër të goditjeve standarde e në lëvizje. "Ndonëse nuk kam pasur shumë stërvitje për arsye shëndetësore unë kam qenë shumë i motivuar në të dyja ndeshjet ndaj edhe golat e shënuar kanë qenë si rezultat i këtij motivimi, por njëkohësisht edhe të kompletimit të skuadrës me lojtarë të aftë" - ka thënë Bizi pas ndeshjes së Durrësit kundër Flamurtarit, ku ai realizoi një goj mjeshtëror nga një goditje përball standarde. Besëlidhja në ndeshjen e së shtunës ka krijuar shumë raste të pastra për shënim, madje ka goditur edhe një shtyllë me anën e Liçit në pjesën e parë. Por lojtari që ka dërmuar skuadrën vlonjate të Kushtës ka qenë kapiteni Leonard Perloshi, i cili ka qenë në një ditë antiVlorë. Triplimet e tij kanë krijuar jo pak veprime për sulmin lezhjan. Ajo që bie në sy në dy ndeshjet e para të Besëlidhjes është fuqia fizike e pasqyruar sidomos në pjesët e dyta, ku dhe ka shënuar 3 golat e saj, ndryshe nga një skuadër të fazës së parë të Kampionatit. Tashmë Besëlidhja, me 6 pikët e rrëmbyera befasisht, ka lënë të kuptojë se në ndeshjet e ardhshme ankthi i të qenurit ose jo në kategorinë e parë nuk do të jetë më i pranishëm. "Tashmë skuadra e Besëlidhjes nuk do të ketë më kompleksin e të qenurit në fushë të huaj ose vendase, sepse ajo është kompletuar dhe konsoliduar njëkohësisht" -argumenton Paulin Ndoja, ndihmës trajner i Besëlidhjes, ecurinë e mrekullueshme të Besëlidhjes në 2 ndeshjet e fundit. Në fitoret lezhjane një rol jo pak përcaktues kanë luajtur edhe tifozët e shumtë që kanë mbushur shkallët e "Niko Dovanës".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

BBC: Si u kthye Donald Trump nga humnera politike?