Caka kërkon azil politik në Itali: Di shumë, mos më ktheni

(4/1/2002)TIRANE (4 Janar) - Lulzim Caka vetëm pak ditë pas kapjes nga policia italiane është shndërruar nga një supervrasës ordiner, në një person me "imunitet" politik. Ka qënë një spektakël i vërtetë karta e "azilit politik", që ai ka përdorur, i këshilluar nga avokati i vet menjëherë pas arrestimit. Rrëfimi i gjatë përballë prokurorëve të vendit fqinj nuk është mbushur me tregime për atentatet e shumta që ai ka bërë për t'u hakmarrë, as për gjobat marramendëse që u ka vënë tregtarëve në Shqipëri, por për lidhjet e tij me politikën në vendin tonë. Pasaportën false të një bariu kosovar dhe pistoletën që posedonte në momentin e kapjes, "i tmerrshmi i Samaticës" i ka justifikuar për të njëjtën arsye: "Di shumë dhe kërkojnë të më zhdukin. Mos më çoni në Shqipëri". Konfirmimi i palës italiane mbi kërkesën e Lulzim Cakës për azil politik ka bërë që shumica e opinionit, por edhe krerëve të policisë "që shumë gjëra nuk i dinë", të qeshin. Të tjerë janë ata që janë shqetësuar...Pavarësisht se Caka mban mbi kurriz të paktën 10 vrasje dhe hetohet për 13 të tjera në Shqipëri, "dikush" e ka këshilluar "të luajë" me rolin e tij dhe të njerëzve që e kanë rrethuar në ngjarjet e dhunshme në vitet 1997-1999 (por edhe më pas). Lulzim Caka vazhdon të qëndrojë në qelitë e policisë së qytetit të Foxhas, duke pritur një lirim të shpejtë.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie