Flamur Noka letër Lulzim Bashës: Mos përdor paratë as simbolet e PD-së, brenda 3 ditësh dorëzoni çdo aset të partisë

Flamur Noka letër Lulzim Bashës: Mos përdor paratë as simbolet e PD-së, brenda 3 ditësh dorëzoni çdo aset të partisë

Flamur Noka i ka dërguar një letër Lulzim Bashës. Në letrën e siguruar nga gazetarja Danjela Maloku, që mban datën 1 korrik, Noka, që Bashës i drejtohet me termin “deputet” i kërkon që të mos-përdorë simbolet e PD pas vendimit të Apelit. Madje Noka e ‘kërcënon’ duke thënë që përdorimi i simboleve dhe aseteve të Partisë Demokratike përbën kundravajtje ligjore dhe do të ndiqen penalisht.

"Gjithashtu kërkojmë nga ana juaj që të mos përdorni simbolet identifikuese të PDSH të cilat me vendimmarrjet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të PDSH janë shfuqizuar si dhe në komunikimin publik të mos t’i drejtoheni publikut si Partia Demokratike e Shqipërisë për sa kohë nuk keni asnjë tager përfaqësimi. Ju bëjmë me dije që përdorimi i çdo aseti të PDSH është në monitorim të vazhdueshëm nga ana jonë dhe për çdo veprim mbi to, i cili bie ndesh mbi interesat e PDSH, nga ana jonë do të bëhet kallëzim" thuhet ne leter. 

Në letër kërkohet, që brenda 3 ditëve të dorëzohet çdo aset i Partisë Demokratike, ku përfshihen ambinetet e mara me qira, llogari bankare si edhe faqet zyrtare të PD në rrjetet sociale.

“Këto asete përfshijnë por nuk kufizohen në, ambjente të marra me qera nga ana e PDSH, llogari bankare të PDSH, domain zyrtar i internetit të PDSH si dhe faqet zyrtare të PDSH në rrjetet sociale Facebook, Instagram, Tik Tok etj.  Ftojmë të caktoni përfaqësuesit tuaj që brenda tre ditëve nga marrja e kësaj shkrese të kryeni veprimet përkatëse për dorëzimin ligjor të çdo aseti të PDSH i cili ndodhet në administrimin tuaj”, thuhet në letër.

Më 11 qershor, Gykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha. Trupa gjykuese vendosi të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.

Letër e plotë

Ashtu si edhe jeni në dijeni, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me anë të vendimit nr.723 datë 11.06.2024 ka vendosur mospranimimin e ankimit ndaj Vendimit nr.3 datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke i dhënë këtij të fundit formë të prerë dhe duke e bërë menjëherë të ekzekutueshëm. Objekti i kësaj vendimarrje çertifikon ligjërisht shkarkimin tuaj si ish kryetar i Partisë Demokratike dhe bën njohjen përfundimtare të organeve të reja drejtuese dhe përfaqësuese të PDSH.

Përsa më sipër, duke konsideruar se ligjërisht efektet e vendimit nr.723 dat 11.06.2024 fillojnë menjëherë, që në datën e marrjes së tij, pavarësisht nga vënia në dispozicion e vendimit të arsyetuar, kërkojmë nga ana juaj që të merrni të gjitha masat për të ndaluar çdo lloj veprimi që ju ose të autorizuarit prej jush mund të kryeni lidhur me asetet e Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga data 11.06.2024. Këto asete përfshijnë por nuk kufizohen në, ambjente të marra me qera nga ana e PDSH, llogari bankare të PDSH, domain zyrtar i internetit të PDSH si dhe faqet zyrtare të PDSH në rrjetet sociale Facebook, Instagram, Tik Tok etj.

Gjithashtu kërkojmë nga ana juaj që të mos përdorni simbolet identifikuese të PDSH të cilat me vendimarrjet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të PDSH janë shfuqizuar si dhe në komunikimin publik të mos t'i drejtoheni publikut si Partia Demokratike e Shqipërisë për sa kohë nuk keni asnjë tagër përfaqësimi.

Ftojmë të caktoni përfaqësuesit tuaj që brenda tre ditëve nga marrja e kësaj shkrese të kryeni veprimet përkatëse për dorëzimin ligjor të çdo aseti të PDSH i cili ndodhet në administrimin tuaj.

Ju bëjmë me dije që administrimi i çdo aseti të PDSH që nga data 11.06.2024 është nën një monitorim të vazhdueshëm nga ana jonë dhe për çdo veprim mbi to, i cili bie ndesh me interesat e PDSH nga ana jonë do të bëhet kallzim penal në organet kompetente, SPAK, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe eventualisht do të kërkojmë dëmshpërblim në rrugë gjyqësore mbi pasuritë personale të personave përgjegjës, të cilët me veprime ose mosveprime cënojnë interesat e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Duke ju uruar punë të mbarë,
NË EMËR TË KOMISIONIT TË RITHEMELIMIT
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PDSH
Flamur Noka

Lajmi ne perditesim... 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Kavajë/ Plagosi me mjet prerës dhëndrin e tij, arrestohet 64-vjeçari

Kavajë/ Plagosi me mjet prerës dhëndrin e tij, arrestohet 64-vjeçari