Fluksi i refugjatëve ngre numrin e të strehuarve në Prizren

PRIZREN (6/27/2001)- Një numër i refugjatëve nga Maqedonia ka ardhur në 24 orët e fundit për të kërkuar strehim në rajonin e Prizrenit, thanë sot paradite burime të KosovaLive. "Në mbrëmjen e të martës në Prizren kanë kërkuar strehim dy grupe refugjatësh që kanë ardhur përmes rrugëve legale nëpërmjet pikës kufitare të Jazhincës. Në grupin e parë kanë ardhur 35 persona, ndërsa në grupin tjetër 22. Shumica e e refugjatëve ishin nga rrethina e Tetovës, një familje ishte nga Shkupi dhe një tjetër nga Gostivari. Me përjashtim të një familjeje që është transportuar për në Rahovec, të tjerat janë strehuar në familjet vullnetare në qytetin e Prizrenit, por ato kanë nevojë për ndihma urgjente, " tha të mërkurën paradite për KosovaLive Rasim Krasniqi, zyrtar për pritjen dhe shpërndarjen e refugjatëve në këshillin e emergjencës në Prizren. Për një shtim të numrit të refugjatëve nga Maqedonia të strehuar në fshatrat e Prizrenit të mërkurën njoftoi edhe shoqata "Nëna Terezë". "Numri i të strehuarve në fshatrat e komunës së Prizrenit është shtuar për mbi 100 persona, të sapoardhur nga viset e krizës në Maqedoni. Në 37 fshatra kemi mbi 2100 persona të strehuar në familjet vullnetare. Për të zbutur gjendjen e tyre ne kemi shpërndarë pako higjienike dhe disa gjëra të imta ushqimore. Në fshatrat e Prizrenit, përkatësish në viset malore janë të strehuar edhe 6 familje së bashku me kopetë e tyre të deleve, " tha për KosovaLive Marash Berisha, koordinator i SHBH "Nëna Tereza" në Prizren.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie