Goditet Gjuzi i PDK-së

LEZHE (4/12/2001) Nuk kanë të sosur problemet e demokristianëve në Lezhë. Sekretari i përgjithshëm i kësaj parti Kujtim Gjuzi, është goditur nga dy persona të panjohur me dorezën e pistoletës, që mbante njëri prej tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 të së dielës, kur Gjuzi po drekonte me kryetarin e Partisë Zef Bushati, me një nëpunës të qarkut të Lezhës Pashk Ndoci, si dhe kryetarin e degës lokale të PDK-së Gjon Gjoka, në Shëngjin në lokalin e Agustin Vokrrit. Policia me të marrë njoftim për ngjarjen e ndodhur ka mbërritur në vend dhe ka arritur vetëm të bllokojë dy automjete me të cilat po udhëtonin dy personat që kryenin aktin e dhunshëm. Pak ditë më parë, dega lokale e PDK-së në Lezhë u pështjellua nga vetshpallja kryetar i kësaj dege të deputetit Nikollë Lese. Ky i fundit, ka dekluar se tani nuk do të kandidojë më si deputet i pavarur, por si përfaqësues i kësaj partie.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Policia gjermane i largon protestuesit propalestinezë nga Universiteti i Berlinit