Itali, dy shqiptarë në kërkim për 26 kg heroinë

BERGAMO (30/11/2001) Nis procesi gjyqësor ndaj dy shqiptarëve të kapur me 26 kilogramë heroinë në apartamentin e tyre. Bllokimi i Edmond Stafës dhe Blendi Cepës, në tetor të vitit 2000, me një sasi të konsider-ueshme droge, tashmë ka kaluar në gjykimin e togave të zeza. Ndonëse Policia Italiane ka bërë arrestimin e dy të rinjve në momentin kur është bllokuar sasia e heroinës, po sipas saj, ata vazhdojnë të jenë në kërkim, bashkë me një të tretë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. "E kanë fshehur drogën në një mënyrë mjaft djallëzore", janë shprehur burime nga Policia Italiane në lidhje me sekuestrimin e një sasie mjaft të madhe heroine në shtëpinë e dy shqiptarëve. Vetëm me anë të aparaturave me ultratinguj janë arritur të zbulohen 26 kilogramë heroinë. Dy shqiptarët, Edmond Stafa dhe Blendi Cepa, kishin marrë me qira një apartament në rrugicën "Piuggia" në Stezano. Pikërisht ky apartament ishte kthyer në një depozitë të vërteteë droge, ku magazinohej dhe më pas shpërndahej në të gjithë Lombardinë. Dhe mënyra se si dy shqiptarët kishin arritur ta fshihnin drogën, kishte qenë mjaft origjinale. Ata kishin ndërtuar një mur të dytë dhe pas tij strukeshin me dhjetëra pako drogë. Sipas policisë, droga vinte nga Shqipëria dhe i lihej në ruajtje dy shqiptarëve. Pas hetimesh të gjata, ku Stafa e Cepa kanë qenë të survejuar nga ana e Policisë Italiane, këta të fundit kanë hyrë në shtëpinë e dy shqiptarëve. Vendi ku ishte fshehur droga, është zbuluar vetëm me anë të disa aparaturave me ultratinguj. Metodat e tjera me anë të qenve kanë dështuar, pasi dy shqiptarët, për të mos rënë në erë të drogës, kishin shpërndarë sasi të konsiderueshme aspirine nëpër shtëpi. Kështu, pas kërkimeve të gjata, mbrapa një fasade druri, policia ka zbuluar dhe sasinë e drogës, e cila ishte e ndarë në 48 paketa të vogla. Ndërkohë, sipas Policisë Italiane, është në kërkim dhe një shqiptar i tretë në lidhje me këtë grup.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie