Kapet një thes me tritol në qendër të kryeqytetit

TIRANE (24/9/2000) Një thes i çuditshëm, ka alarmuar pardje në mesditë patrullat e skuadrave mobile të policisë së Tiranës "Shqiponja". Gjithshka ka nisur nga një telefonatë anonime në sallën operative të këtyre reparteve në numrin e emergjncave "19". " Këtu pëballë kinema "17 Nëntori", është një thes ku gjendet një sasi tritoli që mund të shpërthejë, nga momenti në moment". Ka qënë ora 12.00 e ditës së pardjeshme, kur policët "non stop" të kësaj salle kanë dëgjuar fjalinë e tmerrshme të telefonuesit të paemër... Janë lajmëruar në radio të gjitha makinat e këtij reparti që të nisen urgjentisht drejt vendit ku ishte njoftuar për thesin me dinamit, ndërkohë që të njëjtën gjë kanë bërë edhe agjentët e antiterrorrit, si dhe specialistët e çaktivizimit të bombave pranë Drejtorisë së Policisë në kryeqytet. Të parët kanë arritur "Shqiponjat", të cilat kanë parë vërtet në një "qoshe" pak metra përball ish kinemasë, një thes. Në radio shefat i kanë urdhëruar të mos e prekin, por të marin masat "për të zbrazur" ambientin, në një reze më shumë se 50 metra katrorë. Pak minuta më vonë kanë, mbëritur agjentët e Antikrimit dhe specialistët e çaktivizimit të tritoleve. Gjithshka, ju është lënë në dorë atyre. Pasi kanë hapur trastën e frikshme, kanë parë se vërtet (këtë rradhë telefonata anonime ka qënë e vërtetë), brenda tij gjendej një pako me tritol, por jo në gjendje aktivizimi. Sipas burimeve brenda Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, edhe pse sasia e eksplozivit nuk ishte shumë e madhe ( Jo më shumë se 200 gram), ajo mjaftonte për të hedhur në erë çdo godinë përreth vendit ku u gjet. Ndërkohë kanë nisur hetime intesive për të zbuluar pronarët e "mallit" dhe destinacionin e tij. Pavarsisht se ngjarja është konsideruar si "e lehtë" nga policia , një sasi e tillë dinamiti në qendër të Tiranës, nuk mund të ketë ngelur rastësisht. Gjithsesi krerët e Antiterrorit në këtë drejtori për arsye hetimi kanë qënë të rezervuar, që të japin më shumë detaje për mënyrën e gjetjes dhe telefonatën e çuditshme, e cila më së shumti duket një sajes për shtypin.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)