Kosovë, 5 punonjës të UMNIK sëmuren nga 1 zarf

PRISHTINE (7/12/2001) Një pako e marrë të mërkurën në postë, nga një zyrtar i UNMIK-ut, që më vonë ka qenë në kontakt edhe me të tjerë, ka rezultuar fatale, për jetën e katër kolegëve të tij në Prishtinë. Lajmi fillimisht është konfirmuar nga zëdhënësja e UNMIK-ut në Prishtinë Suzan Manuel dhe pastaj është cituar dje nga Kosovapress. "Zarfi i dyshuar ishte dërguar në adresë të një punëtori ndërkombëtar të UNMIK-ut në Prishtinë dhe ajo vinte nga njësia e dërgesave të Nju-Jorkut", është thënë në deklaratën e zëdhënëses. "Njëri nga punëtorët e qëndrës vërejti se, një pako që vinte nga njësia e dërgesave të Nju Jorkut ishte e grisur dhe në kohën që ai po kontrollonte zarfin, një pjesë e substancës u derdh jashtë", citohet të ketë thënë Manuel. Gjithmonë sipas saj, punëtori i befasuar bëri që pluhuri të përhapej më tepër. Ndërkohë, ajo që e ka konfliktuar problemin është se, një person tjetër pati dhimbje në stomak dhe tre të tjerë irritime në sy. Gjithsesi, të gjithë personat e shënuar si të plagosur, tashmë janë mirë dhe disa prej tyre janë mjekuar në spitalin e Prishtinës. Ajo që besohet deri tashti është se, lënda nuk ka të ngjarë që të jetë antraks. Por, kur të testohet përbërja e saj do të shikohet për ndonjë materie tjetër të rrezikshme biologjike. Ajo që ka dalë nga ky incident është se, qëndra e UNMIK-ut për dergesa aktualisht është mbyllur dhe hetimet për rastin e ndodhur është duke i kryer Skuadra për Krimet Serioze e Policisë së rajonit të Prishtinës.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie