Kroaci,Parlamenti ndërpret seancën, gjendet një letër e dyshuar për Antraks

ZAGREB (19/10/2001)- Parlamenti kroat ndërpreu sot për një kohë të shkurtër punimet pasi një deputet hapi një letër e dyshuar për përmbajtje të sporeve të bakterit Antraks. Dino Debuljuh, anëtar i Partisë Demokratike të Istries (IDS), parti e opozitës, zbuloi një pluhur të bardhë të dyshimtë duke hapur letrën, që ishte dërguar që nga Zagrebi. Sipas AFP, seanca parlamentare u ndërpre dhe rifilloi punimet vetëm pasi zyrtarë të shëndetësisë që mbërritën në vend shqyrtuan përmbajtjen e letrës. Shpërndarja e postës në parlament u ndërpre përkohësisht. Rreth 200 pak postale që dyshohet se përmbanin këtë bakterie janë njoftuar në vend gjatë ditëve të fundit. Por, asnjë gjurmë elementësh të dëmshëm nuk është gjetur deri tani në këto pako të dyshimta.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie