Kryqi i Kuq evakuon nga zona e luftimeve 66 civilë

SHKUP (6/4/2001)- Kryqi i Kuq Ndërkombëtar (KKN) ka shpëtuar sot 66 civilë (të gjithë gra dhe fëmijë) duke i nxjerrë nga zona e luftimeve, në Maqedoninë veriore. Zëdhënësi i ushtrisë, Blagoja Markovski, ka thënë se një ekip i organizatës humanitare ka mundur të arrijë zonën e luftimeve falë një armëpushimi prej 4 orësh të njohur edhe nga luftëtarët shqiptarë. KKN ka shpërndarë edhe pako me ndihma mjekësore, bën të ditur agjencia ANSA. 66 civilët e evakuuar përbëjnë një rezultat zhgënjyes: një zonën e luftimeve gjenden në fakt ende 8000 deri 15000 civilë që vazhdojnë të refuzojnë të largohen nga shtëpitë e tyre. Autoritetet maqedonase mbështesin se janë luftëtarët që pengojnë evakuimin e popullsisë, ndërkohë që shqiptarët kundërpërgjigjen duke thënë se njerëzit nuk largohen nga frika se mund të arrestohet nga policia maqedonase.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie