Kryqi i Kuq ndihmon 593 refugjatë Lugina e Preshevës

GJILAN (7/3/2001)- Kryqi i Kuq i Kosovës në Gjilan ndihmoi 87 familje me 593 refugjatë nga fshatrat e Luginës së Preshevës të cilët ende janë të strehuar në Gjilan dhe regjistroi 1344 familjeve refugjate me 5887 anëtarë nga Maqedonia për t'i ndihmuar, thanë të martën burime të Kryqit të Kuq në Gjilan. "Në Gjilan ka mjaft familje nga fshatrat e Luginës së Preshevës të cilët nuk janë kthyer si pasojë e shkatërrimit të fshatrave të tyre dhe pasigurisë," tha për KosovaLive sekretar i Kryqit të Kuq në Gjilan, Ilmi Shala. Ai tregoi se aktivistët e Kryqit të Kuq kanë verifikuar familjet e mbetura në Gjilan nga Lugina e Preshevës, kryesisht nga fshatrat Depcë, Buhiq, Zarbincë etj., të cilëve sot po u shpërndahen pako ushqimore dhe pako higjienike të sjellura nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Shala tha se ditë më parë Kryqi i Kuq ka ndihmuar familjet refugjate nga Maqedonia,por të cilat do të ndihmohen sërish. Numri i përgjithshëm i të regjistruarve nga Maqedonia pranë Kryqit të Kuq në Gjilan është 5887. "Refugjatët kërkojnë ndihma edhe te ne, sepse janë të pamjaftueshme ndihmat që marrin nga shoqatat tjera," shtoi ai.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie