Kukes/ bllokohet me ilaçe kontrabandë

(14/2/2002)Postoblloku i Dushajt të Fierzës ka prangosur një shkodran të mbushur me mallra kontrabandë. Rreth orës 19.00 të së martës, Xhevat Bushati 49 vjeç, është ndaluar ndërsa transportonte drejt Shkodrës, 40 koli cigare të markës Dunhill, 20 thasë miell dhe hime, si dhe 10 pako me ilaçe të ndryshme. Gjatë marrjes në pyetje nga ana e policisë, ai ka deklaruar se të gjitha mallrat i kishte marrë në Kosovë. Ai i ka kaluar pa probleme të gjitha postoblloqet e policisë, si dhe pikat kufitare. Ndërsa kishte bërë më shumë se gjysmën e rrugës për të shkuar në Shkodër, është arrestuar.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie