Në maj 2000, një tjetër Anije kapet me drogë

(4/29/2001)Ishte 3 maji i një viti më parë, kur në anijen "Stiven" në portin e Durrësit, ishte fshehur një ngarkesë prej 20 kile heroinë. Operacioni u krye nga policia e qytetit bregdetar dhe atëherë, në pranga, u vu kapiteni i anijes së vogël dhe tetë pjesëtarë të ekuipazhit. Sasia e narkotikëve (3.5 kile kokainë, 16.5 kile heroinë) me një vjerë prej 4 miliardë liretash në tregun italian, ishte fshehur në motorrin e motobarkës me flamur shqiptar.Kjo anije, verifikuan më pas italianët, kishte bërë rrugë të shpeshta drejt porteve italiane. Heroinë dhe në dyert e një makine Opel Me 8 nëntor të vitit të kaluar, në Portin e Barit kapet një sasi prej 10 kilogramësh heroinë. Në një Opel Omega që sapo kishte zbritur nga një traget nga Shqipëria, të drejtuar nga një italian, zbulohen 20 pako te fshehura në dy sportelet e dyerve. Makina kishte kaluar të gjitha kontrollet e policisë dhe të doganës, por u bllokua, pas sinjalizimeve nga Shqipëria. Italiani kishte qenë korrieri i drogës dhe herë të tjera nga Shqipëria. Karabinierët, gjatë arrestimit të Nicola Clementes, kishin gjetur dhe një pistoletë gjysëmautomatike, plumba dhe një maskë. Mars 2001, kapen 27 Italianë e shqiptarë Pikërisht me 14 mars të 2001, DIA e Barit bëri 27 arrestime të disa italianëve dhe shqiptarë emigrantë, të cilët përbënin një bandë të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, kryesisht heroinë. Arrestimet e shqiptarëve u bënë pas një hetimi të gjatë nga ana e italianëve, të cilët kishin ndjekur me vëmendje se si funksiononte trafiku. Sipas tyre, në të shumtën e rastëve droga vinte me TIR-at në të cilët ishin ndërtuar funde të dyfishta. Pikërisht aty, ishin kapur disa herë sasi të mëdha droge.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie