Policia heton Cakën për 23 vrasje

(30/12/2001) Nëse policia kriminale do të arrijë të vërtetojë të gjitha veprat kriminale që Lulzim Caka ka kryer gjatë 10 viteve të fundit, atëhere ai do të ishte kampion i padiskutueshëm në historinë e krimit, jo vetëm të vendit tonë. Sipas burimeve të policisë kriminale në Ministrinë e Rendit Publik, për Cakën rezultojnë informacione operative se ai është autor i drejtpërdrejt i 23 vrasjeve. Ndërkohë numri i të plagosurve, të rrëmbyerve dhe gjobat në shuma maramendëse që mbushin skedën e të fortit të Samaticës, është edhe më i madh. Lul Caka ka qënë një nga krerët e bandës së famshme të Karbunarës e cila ka bërë ligjin në zonat e Lushnjes, Fierit e Beratit duke vrarë dhe grabitur për vite të tëra. Caka është aratisur nga burgu i Lushnjes në 6 janar të vitit 2001, për të realizuar hakmarjen e tij të egër për vrasjen e nënës dhe vëllait.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie