Përfundon "Kënga Magjike 2000"

TIRANA (1/10/2000) Përfundon afër mesnatës së djeshme festivali i dytë i muzikës së lehtë "Kënga magjike 2000". Për tre netë me rradhë, prezantuesi dhe njëkohësisht producenti i saj Ardit Gjebrea, sëbashku me partneren e tij gjermane Sabine Blomyer kanë prezantuar 37 këngëtarë shqiptarë dhe të huaj. I mundësuar nga "Jon Music", RTVSH dhe TVA, festivali u mundua të sjellë në skenë shumë nga zërat më interesantë shqiptarë të viteve të fundit. Gashi, Kondakçi, Lako, Kristi, Laze, Konçi, Dilo, Nallbani, Alketa, Spirit Voice, Ritfolk, Motrat Libohoba, Dushi, Jorgaqi dhe shumë të tjerë krijuan tashmë një traditë të respektueshme për këtë eveniment. E veçanta e Festivalit ishte fakti që ai është transmetuar edhe nëpërmjet Internetit (me adresën www. kengamagjike.com) për të gjithë shqiptarët, kudo që kanë pasur dëshirë për ta ndjekur. Në dy netët e parë është kënduar për të konkurruar, ndërsa në natën e tretë kanë qënë këngët më të mira. Festivali është vlerësuar nga juria e tij, që ka qënë e përbërë nga emra shumë të njohur të artit dhe kulturës. Ai drejtohej nga Nexhmije Pagarusha, një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare, ndërsa kishte në përbërje të tij Justina Aliajn, këngëtarin grek Nikos Kurkulis, Albert Mingën, Edit Mihalin, Nora Çashkun dhe Alma Zadenë. Vetë të ftuarit këngëtarë kanë kënduar pjesë interesane të krijimtarisë së tyre, duke ngjallur një mjedis të këndshëm artistik, në interiorin e Pallatit të Kongreseve. Festivali i Dytë i "Kënga magjike 2000" është aktiviteti i dytë privat i muzikës së lehtë shqiptare. Ai mban si producent Gjebrean e "Jon Music", RTVSH dhe TVA.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Muzetë, frekuentime rekord nga turizmi, potenciali për nxitjen e bizneseve