Raketa Cruise e pako me ushqime mbi Afganistan

(9/10/2001) Minutë pas minute zhvillimet e djeshme të luftës së re të SHBA kundër rregjimit të Talebanëve në Afganistan. Amerikanët përgënjeshtrojnë lajmet për rrëzimin e një avioni të tyre. Ndërkohë, krahas goditjes së objektivave me raketa Cruise, SHBA vazhdon "bombardimin" me ushqime nga ajri për afganët. Sipas presidentit Bush, kjo është "pjesë e rëndësishme e luftës". 05.48 - Agjencia e Lajmeve AIP, pranë talebanëve, bën tëditur se gjatë sulmit ka pasur rreth 20 persona të vdekur. Ndërkohë, radio e talebanëve përgënjeshtron në mënyrë sistematike këto shifra. Sipas burimeve të tjera pranë talebanëve, të vdekurit kapin shifrën 30. 07.30 - Në një konferencë shtypi, Musharraf pohon se vendi i tij nuk do t'i hapë kufijtë me Afganistanin dhe se do të qëndrojë i vendosur kundër terrorizmit. Për presidentin, qeveria e ardhshme e Afganistanit duhet të jetë një qeveri mike e Pakistanit. 09.10 - Taxhikistani u lejon Shteteve të Bashkuara përdorimin e aeroporteve dhe hapësirës ajrore për sulmet kundër talebanëve. 01.30 - Ambasadori i talebanëve në Pakistan thotë se një avion amerikan është rrëzuar dhe dy të tjerë janë qëlluar. Sipas ambasadorit, Bin Laden është akoma në Afganistan dhe sulmet kundër tlebanëve janë "akte terrorizmi". 12.32 - Në Gaza policia izraelite përplaset me manifestuesit e Hamasit, të cilët hidhnin parrulla dhe mbanin sloganë në mbështetje të Bin Ladenit. Si pasojë, gjejnë vdekjen persona dhe dhjetëra të tjerë plagosen. Militantë të armatosur të Hamasit hedhin në erë dy stacione të policisë palestineze. 13.00 - Mijëra militantë të grupeve integraliste pakistaneze zhvillojë manifestime të dhunshme në qytetet kryesore të Pakistanit. Në Quetta ata i vënë zjarrin zyrës lokale të UNICEF. 13.11 - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, pohon se sulmi i parë kundeër Al Qaidas dhe talebanëve ka goditur "rreth tri duzina objektivash tipike ushtarake". Ai shtoi se lajmet për rrëzimin e avionëve amerikanë janë false. 15.24 - Qeveria e emergjencës e talebanëve mbështet thirrjen për për luftë të shenjtë (xhihad) të mullahëve afganë. 16.14 - Talibanët bëjnë të ditur se gazetarja britanike, Yvonne Ridley është liruar. 16.45 - SHBA paralajmëron OKB-në se rezervon të drejtën për të ndërmarrë "aksione të mëtejshme kundër organizatave të tjera dhe shteteve të tjera", përveç Afganistanit dhe Al Qaidas së Bin Ladenit. 16.55 - Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, emëron Tom Ridge, në ministrinë e sapoformuar të Sigurimit të Brendshëm. 16.56 - Për Bush, aksioni ushtarak i parmbrëmshëm është "zbatuar sipas parshikimeve". Ai shtoi se mbi territorin afgan janë hedhur rreth 37 mijë pako me ushqime dhe se "kjo është pjesë e rëndësishme e luftës" 18.09 - Pentagoni konfirmon fillimin e sulmit të radhës. Në Kabul dëgjohen të shtënat e kundërajrorëve. 19.11 - Për shefin e shtabit të përgjithshëm të SHBA-së, gen. Richard Myers, forcat anglo-amerikane kanë goditur që në fillim 31 objektiva, që të gjitha me raketa Cruise. 19.36 - Gazetarja britanike, Rydler, mbërrin në Pakistan në kushte të mira shëndetësore. 20.20 - Ministri amerikan i Drejtësisë njofton se centralet bërthamore të SHBA-së janë kaluar në gjendje maksimale alarmi, pas nisjes së sulmeve mbi Kabul. Mbrëmë Ministria e Jashtme e Beogradit pohoi mbështjeten kundër talebanëve dhe Al Qaidas.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie