Raporti i Ministrise se Rendit - Date 15 Shkurt, 2002

(15/2/2002)NE TIRANE Me date 14.02.2002, ora 11.00, u arrestua ne flagrance shtetasi Gezim Skender Doda, 17 vjeç, lindur ne Pogradec e banues ne Tirane, sepse ne bashkepunim me shtetasin Arben Anastasi (ne kerkim), me dt.13.02.2002, kane tentuar te vrasin me arme zjarri automatik shtetasin Oltion Gallushi. Gjate kontrollit ne banese, iu bllokua nje automatik mod-54 dhe nje kreher me fisheke. Me date 14.02.2002, ora 19.30, u arrestua shtetasi Veli Bajram Sula, 69 vjeç, banues ne fshatin Xiber Burrel, pa arsim, sepse rreth ora 17.30, ne vendin e quajtur “Kthesa e Kamzes”, eshte grindur per motive te dobeta me shtetasin Bujar Shehu, 39 vjeç, banues ne Vore. Gjat kontrollit iu gjet e bllokua nje pistolete “TT”, me nje kreher me 7 fisheke, te cilat i mbante pa leje. NE DURRES Me date 14.02.2002, ora.13.45, u arrestuan ne flagrance shtetaset: Gjyle Mezan Bardhi, 43 vjeçe dhe Eriona Ramazan Bardhi, 20 vjeçe, (nene e bije), te dyja me arsim tetevjeçar, ora 22.10, u arrestua edhe Ramazan Feriz Bardhi, 48 vjeç, me arsim te mesem i denuar nje here per armebajtje pa leje, banuesa ne fshatin Shenavlash, se ne bashkepunim ne oborrin e baneses tyre, ne grindje e siper, kane vrare me arme zjarri pistolete shtetasit Islam Sula, 50 vjeç dhe Perparim Sula, 25 vjeç, (babe e bir). Grupi hetimor ne vendngjarje bllokoi ne cilesine e proves materiale tre gezhoja mod-54, nje gezhoje mod-56, tre automatike mod-56, dy arka metalike me fisheke, 380 fisheke ne qese dhe 9 cope ndezesa unifikues dhe nje pistolete TT, nje kreher me 8 cope fisheke. Materialet iu kaluan prokurorise. NE ELBASAN Me date 14.02.2002, ora 12.00, u ndaluan shtetasit: Avni Kasem Nezha, 28 vjeç, i denuar nje here per vjedhje dhe Vladimir Idriz Nezha, 30 vjeç, te dy banuesa ne fshtain Skile-Lushnje, me arsim tetevjeçar, sepse me dt.13.02.2002, rreth ores 20.00, ne fshatin Çerrage, kane grabitur me arme mjetin “Benz” EL 8998 A, te drejtuar nga shtetasi Ilir Kuqa, ku i kane marre 400 Euro. Nga kontrolli i ushtruar ne banese ju gjeten dhe bllokuan ne cilesine e proves materiale mjeti “Honday” me targe te huaj NBI 40 55, nje automatik mod-56 dhe 20 Euro. Materialet iu kaluan prokurise. NE VLORE Me date 14.02.2002, ora 18.00, u arrestua ne flagrance shtetasi Astrit Vasil Lataj, 43 vjeç, banues ne Vlore, polic ne Komisariatin e Policise Vlore, sepse nga kontrolli i ushtruar me dt.13.02.2002, ora 23.00, ne banesen e marre me qera ku banonte edhe shtetasi Roland Aleks Maçi, 32 vjeç, (ne kerkim), u gjeten e sekuestruan 650 kg lende narkotike canabis sativa e presuar ne pako 1 kg. Materialet iu kaluan prokurorise. NE DIBER Me date 14.02.2002, ora 16.00, u ndaluan shtetasit: Xhemal Gani Shyti, 41 vjeç, lindur ne Shishtavec e banues ne Rrogozhine dhe Ermir Nebi Shyti, 22 vjeç, lindur e banues ne Shishtavec, te dy me arsim tetevjeçar, sepse u kapen ne V.K.K Bllate me pasaporta te fallsifikuara. Materialet iu kaluan prokurorise. Me date 14.02.2002, ora 19.30, ne vendin e quajtur “Zabelat e fisit Gjinaj” ne fshatin Kastriot, jane plagosur me arme zjarri shtetasi Fali Sulejman Gjini, 29 vjeç, e vajza e tij Drinalda, 5 vjeçe, banuesa ne fshatin Kastriot, te cilet ndodhen ne spital ne gjendje te rende. U kryen veprimet proçeduriale ku rezultoi se autor i ngjarjes eshte shtetasi Selami Rustem Muça, 35 vjeç, banues ne fshatin Valeze komuna Ostren, i cili ndodhet i shoqeruar ne komisariat. Po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie