Reforma administrative ose " pensionimi vullnetar" sjell pakënaqësi

SUHAREKE (7/9/2001)- "Pensionim vullnetar", është quajtur reforma administarative për reduktimin e numrit të madh të punëtorëve të stafit komunal të Suharekës. Kjo reformë përfshinë të gjithë ata punëtorë të cilët i kanë mbushur 45 vjet moshë dhe që kanë mbi 15 vjet shërbim pune në administratë. Punëtorëve që plotësojnë këto kritere do t'iu ofrohet një rrogë bazë, mujore, për çdo vit të shërbimit, mirëpo duke mos kaluar shumën prej 8000 DM. Kjo do të thotë se pavarësisht nga vitet e shërbimit maksimumi për një punëtor nuk do të kalojë këtë shumë. Në bazë të rekomandimit nga Komisioni për Reformën e Shërbimit Civil Komunal dhe në bazë të vendimit të Asamblesë Komunale, Seanca 7, për zvogëlimin e numrit të punëtorëve nëpër shërbimet e administratës civile, një pako kompenzimi është ofruar për punëtorët që dëshirojnë të pensionohen në mënyrë vullnetare. Kjo bëhet në mungesë të rregullorës së sistemit pensional, për të cilin nevojitet kohë për t'u instaluar, por jo së shpejti sikur që dikush do të dëshironte", ka thënë për KosovaLive një burim zyrtar i qeverisë komunale Ditë më parë nga Bordi Administrativ i komunës është nxjerr një qarkore, e cila është shpërndarë nëpër punëtorë, ku janë të sqaruara në detaje kushtet e këtij lloj pensionimi. "Duke pasur parasysh fondet në dispozicion dhe nevojën për t'iu ofruar ndonjë lloj ndihme atyre që largohen nga puna, Kuvendi Komunal e gjen këtë ofertë më të arsyeshme se sa reduktimin e dhunshëm të personelit, ku nuk do të paguhej kurrëfarë kompenzimi në të holla. Për këtë arsye, kjo më shumë është një shtrëngim i artë dore dhe një ofertë e shkëlqyeshme për ata që dëshirojnë të pensionohen vullnetarisht", thuhet në një paragraf të kësaj qarkoreje të lëshuar nga Bordi Administrativ, i nëshkruar nga kryeshefi Halil Morina. Nga burime zyrtare thuhet se kjo ofertë nuk ka hasur në mirëkuptim te punëtorët e kësaj administrate, të cilët ka kohë që janë paralajmëruar se do të largohen nga puna për shkak se, siç i'u është thënë atyre "reduktimit të punëtorëve me eksperiencë dhe moshë të amortizuar". Kriteret që parasheh kjo reformë, me moshë mbi 45 vjet dhe përvojë pune mbi 15 vjet kapë numrin e mbi 50 për qind të punëtorëve të kësaj administrate. Kjo ofertë për punëtorët që i pret largimi i detyrueshëm nga puna duket se është shansi i fundit dhe pothuaj më i miri, përndryshe, siç thuhet në këtë qarkore "ata që nuk aplikojnë sipas kësaj rregulloreje mund të largohen nga puna dhe të mbeten pa kompenzim".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie