Superkilleri Caka maskohej si kosovar në Itali, vjen në Tiranë për tre ditë

(31/12/2001)TIRANE (31 dhjetor) - I akuzuar dhe dyshuar për 23 vrasje. Gjobvënës me nam. I kërkuar në të gjithë globin si një nga kriminelët më të rrezikshëm në botë. Lulzim Caka, superkilleri që u arratis nga burgu për të vazhduar hakmarrjen e tij dhe sfiduar hapur shtetin shqiptar, në Itali ishte thjesht një bari kosovar me emrin Bekim. Ka mundur të penetrojë dhe të lëvizë aty, duke përdorur një pasaportë kosovare ku fotografia e tij ishte montuar në mënyrën më profesionale. Ndërkohë është zbuluar edhe indentiteti i vërtet i personit tjetër që u arrestua bashkë me të. Ai është i vëllai i vrasësit të famshëm, Nëntor Caka, i cili lëvizte me pasaportën e Artan Rezit. Në momentin e kapjes së 2 vëllezërve (që për 1 vit rresht i bënë "zbor" policisë shqiptare), në fshatin Borgo Cervaros të Foggia-s, karabinierët italianë prangosën edhe 20-vjeçaren Klodiana Selfa, e cila njihet si prostituta që ka furnizuar me shuma të mëdha liretash Cakën për vite me radhë. Specialistë të Drejtorisë së Policisë Kriminale dhe të INTERPOL-Tirana, janë duke hetuar me intesitet të gjitha lidhjet e "të tmerrshmit të Samaticës", në Shqipëri dhe Itali. Nga ana tjetër agjentë të Kontrollit të Brendshëm (ish SHIR), janë duke mbushur dosje voluminoze me fakte dhe informacione të shumta që implikojnë si bashkëpuntorë të Cakës, në komisariatin e Beratit, jo vetëm policë të thjeshtë, por edhe me grada.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie