UNMIK: Sëmuren pesë nëpunës, pako postare e dyshimtë

PRISHTINE (6 Dhjetor) (6/12/2001)- Pesë nëpunës të UNMIK u sëmurën nga një substancë helmuese që ndodhej në një pako, në një zyrë poste, në Prishtinë. Lajmi është thënë sot nga zyrtarë të UNMIK, të cituar nga agjencia britanike e lajmeve Reuters. Përmbajtja e pakos do të testohet, por nuk besohet të jetë antraks. Pakoja i adresohet zyrës së UNMIK në Prishtinë, por origjina nuk është konfirmuar. Në një deklaratë thuhet se, "megjithatë substanca nuk besohet të jetë antraks apo ndonjë material biologjikisht i rrezikshëm". Zëdhënsja e UNMIK në Kosovë shtoi se, "pasi një nëpunës në zyrën postare shqyrtojë një zarf të dëmtuar të mërkurën, duke shtuar se lëkura e tij është çarë,nëpunës të tjera kanë dhimbje stomaku dhe tre të tjerë kanë sy të irrituar". Policia e UNMIK tha se, "nëpunësit e infektuar janë dërguar në spital për analiza dhe trajtim të mëtejshëm dhe gjendja e tyre është e mirë".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie