Viti: Vazhdon fluksi i refugjatëve, por me ritme te ulta

VITI (6/30/2001)- Edhe pse dy ditët e fundit, në krahasim me ditët e tjera, fluksi i refugjatëve nga Maqedonia në komunën e Vitisë është reduktuar, ardhja e tyre vazhdoi edhe sot. Sipas Këshillit të Emergjencës dhe Shoqatës Humanitare "Nënë Tereze" në Viti, mbrëmë dhe sot në këtë komunë kanë mbërritur 48 familje me 207 anëtarë. Të ardhurit janë nga Shkupi, Haraçina, Hasanbegu, Mateqi, Tetova dhe nga fshatrat e rrethinës së Likovës. "Refugjatët nga Maqedonia të ardhur në komunën e Vitisë janë sistemuar që të gjithë nëpër fshatra dhe tani numri i të strehuarve që nga fluksi i parë i refugjatëve është 11044 persona", tha sot Halit Alidemaj, përfaqësues i Shoqatës Humanitare Bëmirëse "Nënë Tereze". Shoqata CRS dje ka shpërndarë pako me materiale higjienike për fëmijët e refugjatëve deri në 3 vjet.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie