Vlorë: Sekuestrohet fabrika e përpunimit të drogës
Policia e Vlorës godet rëndë hallkat e narkotrafikut. Dje, gjatë një aksioni blic, blutë e qytetit bregdetar kanë sekuestruar 1470 kg marihuanë të presuar e të paketuar në pako nga 1 kg, në ambientet e një fabrike të Përpunimit të Drurit.
TIRANE (8/6/2001) - Policia e Vlorës godet rëndë hallkat e narkotrafikut. Dje, gjatë një aksioni blic, blutë e qytetit bregdetar kanë sekuestruar 1470 kg marihuanë të presuar e të paketuar në pako nga 1 kg, në ambientet e një fabrike të Përpunimit të Drurit. Ndërkohë fillimi i hetimeve për rrjetin e sapozbuluar ka nisur në Vlorë kreun e sektorit të Antidrogës në Prokurorinë e Përgjithshme, Pertef Hamzai. Sikur të mos mjaftonin dosjet e hapura radhazi gjatë këtij viti, për trafikun e kokainës dhe heroinës, dosierit të drogës i shtohet krejt papritmas dhe një çështje tjetër. Bëhet fjalë për zbulimin e rrjetit të përpunimit t të marihuanës në Vlorë me destinacion Greqinë. Prej 5 vitesh pronari grek Kristo Rajodo në bashkëpunim me disa shtetas shqiptarë kishte marrë përsipër që, krahas "biznesit" të mobilerive, të provonte dhe shijen e një biznesi shumë më fitimprurës; tregtimin në masë të marihuanës. Por planet e trafikantëve greko-shqiptarë janë hedhur në erë dje nga blutë e Vlorës, të cilët kapën në flagrancë jo vetëm pronarin e fabrikës së përpunimit të marihuanës, por dhe dy ndihmësit e tij: Altin Veliko dhe Kreshnik Dibra. Sipas burimeve nga Policia dhe Prokuroria e Vlorës, në ambientet e fabrikës së Përpunimit të Drurit janë gjetur të instaluara pajisje të veçanta e tepër të kushtueshme, të cilat shërbenin për përpunimin e marihuanës. Droga e cila sigurohej nga parcelat e fshatrave të Vlorës e të Fierit, pas përpunimit, paketohej mirë dhe nisej për në Greqi. Sipas hetuesve, trafikimi i marihuanës nga përfaqësuesit e rrjetit të sapozbuluar, është bërë nëpërmjet eksportit të mobilieve me pronar grekun Rojoda. Ekspertët pohojnë se biznesi legal i trafikantit grek (prodhimi i mobilieve) nuk ka qenë asnjëherë fitimprurës, ai është përdorur si mburojë e trafikut të fshehtë të drogës. Gjithsesi, do të jenë hetimet e mëtejshme ato që do të zbardhin përmasat e vërteta të trafikut të marihuanës.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
Mjekëve
55.3%
Ministrisë
41.6%
Nuk e di
3%
Vota total: 365
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?