A do negociojë BE dialogun Pozitë - Opozitë? Gonzato: Më pëlqen muzika por nuk jam dirigjent i mirë! Rama: Zgjedhja për të vrarë veten, legjitime nuk ndalohet dot, më vjen keq

Në konferencën me ambasadorin Gonzato Kryeministri Edi Rama tha se opozita ka zgjedhur të vetëpërjashtohet nga dialogu për integrimin e Shqipërisë. Madje tha se kanë zgjedhur për të vrarë veten dhe në këtë aspect ai nuk mund ta ndalojë

Sa I takon dialogut,unë jam shumë dakord por problem është që kur duhet të vallëzosh duhen dy vetë. E nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duan të të hedhin vallen.  Kush ëshyë për dialog sot është shumë e thjeshtë kush është i gatshëm të flasë. Kush nuk është i gatshmëm për dialog nuk ka gadishmëri të flasë. Nëse nuk ka gadishmëri nga të dy anët për të folur. S’ka dialog. Ndihen të përjashtuar? Më vjen shumë keq. Është vetëpërjashtim absolut pa asnjë bazë faktike të lidhur me qasjet e qëndrimet tona. Është zgjedhja e tyre legjitime. Edhe zgjedhja për të vrarë veten është legjitime nuk ndalohet dot, më vjen keq.

A do të jetë KE dirigjenti për të bërë bashkë të dy palët për t’I tërhequr në valle?

"E dua shumë muzikën por nuk mendoj se jam dirigjent imirë. Më mirë rri në auditor e dëgjoj muzikën, por do të keni dëgjuar në mënyrë konstante se duke pasur rëndësinë e reformave që të ndërmarrë Shqipëria është e rëndësishme që opozita të ulet në tryezë. Jam përpjekur ta lehtësoj sa më shumë të jetë e mundur. Jam përpjekur të bëj thirrje dhe të mbaj të përfshirë opozitën"


Lajmi kryesor:

Progres raporti, ambasadori i BE-së: Mbyllja e negociatave në 2027 realitet nëse intesifikoni reformat! Shqetësim orvatjet për të ndikuar në drejtësi! Nevojë urgjente për dialog! Rama: S'bëhet me muskuj


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Veliaj me pensionistët e Njësisë 1: Reforma për sigurimet shoqërore, hap rrugën për pensione më dinjitoze

Veliaj me pensionistët e Njësisë 1: Reforma për sigurimet shoqërore, hap rrugën për pensione më dinjitoze