Atentati me 3 viktima në Shkodër/ Gazetari Dervishi në Report Tv: Bajrat dhe Lici konflikte legjendare, kanë dalë edhe në Sky ECC! Pse nuk i monitoron policia?!

Gazetari Ferdinad Dervishi i ftuar në Report Tv ka komentuar atentatin e djeshëm që tronditi Shkodrën, me 3 viktima dhe 1 të plagosur. Ende nuk dihet se cili ishte objektivi, Hamza Lici apo Arlind Bushati dhe mister mbetet se kush e porositi vrasjen.

Dervishi i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, thotë se vëmendja është përqendruar tek konflikti i madh mes fisit të Bajrave dhe fisit Lici. Gazetar Dervishi thotë se konflikti mes tyre ka dalë edhe në bisedat në Sky ECC dhe thekson këto ngjarje ndodhin se policia nuk monitoron grupet kriminale dhe konfliktet e mëdha mes tyre.

“Pse nuk monitorohen nga policia konfliktet e mëdha? Dihet që në Shkodër ka një konflikt të madh mes Bajrave dhe fisit Lici. E dinë i madh dhe i vogël, del në Sky ECC. Ende askush nuk i monitoron. Unë të çoj ty drejtor policie në Shkodër, dhe detyra e parë është të ruajë rendin dhe qetësinë. Pse ndodh kjo ngjarje, a i monitorojnë këta njerëz? Ky është problemi. E para, ndërhyrja e politikës te emërimet në polici dhe ndërhyrja e krimit te emërimet në polici.

Nuk lexohet të kemi ne në Shkodër, që të ndërtohet një punë, që shteti të jetë i dukshëm dhe të jetë i frikshëm për këto grupe kriminale. Po të ishte shteti i dukshëm dhe po të shihet se nga çasti në çast është i servijuar nga policia, nuk shkon dot kollaj tek ky aktivitet”, tha Dervishi.  

Edhe më të rëndë, dervishi quan vrasjen e Flutura Bashës, e cila ishte një kalimtare, ndërsa bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë.

“Dëmi që u është bërë atyre njerëzve është shumë i rëndë. Dy njerëz të pafajshëm që shkojnë tek fëmijët e tyre, ai është lajmi dje. Ajo është gjëja më e rëndë që ka ndodhur”, tha Dervishi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
‘Kishin marrë një çantë me shegë për t’ia çuar fëmijëve’, gazetari për atentatin në Shkodër: Vriten njerëz të pafajshëm

 

Gazetari Ferdinad Dervishi i ftuar në Report Tv foli për atentatin në Shkodër. Ajo çfarë e bën më të rëndë ngjarjen, Dervishi thotë se është vrasja e një kalimtareje të pafajshme.

“Vriten njerëz të pafajshëm, kjo është shumë e rëndë. Çfarë faji kanë ata dy të shkretët aty, që kanë punuar aty në bujqësi, për ato fëmijë, kishin mbushur një çantë me shegë për t’a çuar. T’i lesh të vdekur në mes të rrugës dhe mos të dihet fati i atyre fëmijëve”, tha Dervishi në Report Tv.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditori: 31/10/2024 15:29

    JA NUK TË KAN PYETUR TY, Z. DERVISHI. KU KE PARË TI NË NJË VËND QË TË JETË KAPUR NJË HAJDUT PA VJEDHUR????NË ATDHEUN TON TË DASHUR ËSHTË BËRË MË I MADH BISHTI SE SQEPARI.LËRINI DJEMTË NËN UNIFORMË TË BËJNË DETYRËN! SA PËR DIJENI NË OBORIN EM.B. ËSHTË NJË MEMORIAL,UNË NË DIJENIN TIME NUK DI TË KETË NJË TË KËTIJ LLOJI PËR GAZETAR,OPINIONISTA,a 'SHKRIMTAR,.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë