A do të njihet diplomimi online në Shqipëri? (VIDEO)

TIRANË- Për pak kohë bëhet 1 vit që vendi ynë, si gjithë bota është në pandemi, çka ka bërë që studentët të mungojnë në auditorë. Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë zëra se diplomimi dhe mësimi online nuk do të njihen.

Ligji i arsimit të lartë, në nenin 24 parashikon se format e studimeve në institucionet e arsimit të lartë janë: studime me kohë të plotë; studime me kohë të pjesshme; studime në distancë.

Ndërkohë Report Tv pyeti Zv. Ministrin e arsimit Oltion Rrumbullaku i cili sqaroi se situata e pandemisë justifikon mungesën e studentëve në auditorë.

 “Ne kemi pasur problem me universitetet fiktive që u mbyllën, një pjesë e mirë e tyre zhvillonin mësimin në distancë ose mësim me kohë të pjesshme. Ky ligj nuk ka me studentët dhe situatën aktuale. Flasim për studentët e ardhshëm, flasim për programet e studimit në të ardhmen. Për programet e ardhshme të studimit”, tha ai.

Zv.ministri zbuloi se situata e jashtëzakonshme e pandemisë hapi një dritare të re drejt mësimit online që mund të praktikohet pjesërisht edhe pasi bota të çlirohet nga koronavirusi

 “Në fakt është një shqetësim të paktën dhe i imi, se mësimi online nëse do të jetë totalisht i liberalizuar, mund të sjellë problematika, mund të sjellë prirjen për ta shmangur mësimin në auditore", u shpreh Rrumbullaku.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë