Ish deputeti Ralf Gjoni e konsideron opozitën në Shqipëri si të paaftë dhe veçanërisht Partinë Demokratike si një parti ndihmëse të pushtetit të Edi Ramës. I ftuar në emisionin Sot Live në Shqipëri në Report TV, ai hodhi akuza si ndaj Berishës ashtu edhe ndaj Ramës se 'kopsitin' të ardhmen e tyre bashkë. Në këtë kuadër hedh dyshime mbi atë që po ndodh me Ervin Salianjin, duke e cilësuar një intrigë të vetë Berishës.
“Sigurisht që është opozitë e paaftë, është inekzistente. Kjo është parti ndihmëse e pushtetit. Rrotulloheshin treshe në krevat por tani janë dy sepse atë të tretin e kanë çuar brenda në kuti, por përkohësisht sepse do të dalë edhe ai. Edhe më bufi dhe më injoranti në Shqipëri e di se për të kurdIsur plane, Rama dhe Berisha janë gjithmonë bashkë, mos harroni hedhjen në 2008 të Ilir Metës drejt Jozefina Topallit për shkak të kodit famëkeq të 2008-ës. Ata rrezik takohen bashkë ose në Surrel ose në Lalëz për të kopsitur të ardhmen dhe siguruar të ardhmen e tij” tha Gjoni në Report TV.
Ndërsa opozita po merret me spastrime të brendshme nxitur nga rebelizmi i Ervin Salianjit, demokrati Andi Mustafaj e sheh problemin tek mos trajtimi i përplasjeve brenda forumeve të PD-së por jashtë saj, çka sipas tij ka krijuar thyerje në parti. Ndaj sipas tij, PD ka nevojë për më shumë disiplinë dhe respekt brenda strukturave të saj.
“Në rastin konkret kemi një anëtar kryesie dhe një kryetar partie që kanë mosmarrëveshje me njëri tjetrin. Anëtari kryesisë nuk i shpreh këto në kryesi dhe nuk sjell propozime konkrete. Në dijeninë ime anëtari i kryesisë nuk ka propozuar një plan me pika dhe propozime konkrete, pra nuk i ka dhënë mundësi kryetarit të partisë që të thojë ‘po’ ose ‘jo’ por menjëherë del në një strukturë paralele duke krijuar një thyerje brenda partisë. Debati është cuar menjëherë përtej strukturës. I kam ndjekur daljet e Ervin Salianjit por nuk e kam kuptuar akoma përvec termave të përgjithshme për hapje dhe energjizim, nuk kam kuptuar cila është platforma dhe pikat. Kur unë mundohem të profesionalizoj partinë dhe përballë ka sjellje të tilla mua si anëtar më krijon thyerje dhe problematikë. A është zgjidhje vetëpërjashtimi ? Kjo është çështje tjetër. Duhet një zgjidhje për të siguruar një disiplinë dhe respekt të instancave institucionale që ne na mungon në PD” tha Mustafaj.
Ralf Gjoni nuk i konsideron aspak me vlerë përpjekjet politike të Ervin Salianjit madje beson se e gjithë kjo është një intrigë e Berishës.
“Berisha është kafshë politike që vjen nga sistemi komunist që di të mbijetojë. Është mjeshtër për të thurur fabula dhe intriga dhe mbijetuar në politikë. Le të mos harrojmë që në këtë kontekst duhet të shohim cdo pseudo sfidë. E njëjta lojë si me Lul Bashën. Loja e mjeshtër Berishës. Teknikë e vjetër për të bërë një diversion për të mbledhur votat e të pakënaqurve në një kosh që e ka nën kontroll dhe con dikë roje që të bëjë sikur e urrejnë. Kjo është ABC-ja e mbijetesës politike. Ervin Salianji nuk ka kredibilitet” tha Gjoni.
Ish deputeti Ralf Gjoni e konsideron opozitën në Shqipëri si të paaftë dhe ineksiztente dhe veçanërisht Partinë Demokratike si një parti ndihmëse të pushtetit.
“Sigurisht që është opozitë e paaftë, është inekzistente. Kjo është parti ndihmëse e pushtetit. Rrotulloheshin treshe në krevat por tani janë dy sepse atë të tretin e kanë çuar brenda në kuti, por përkohësisht sepse do të dalë edhe ai. Unë kam qenë një nga nismëtarët për sistemin me lista të hapura, sot unë mendoj që ulja e numrit të deputetëve do e vështirësonte shumë hyrjen e partive të reja në parlament. Dakordësia mes PS dhe PD është e panegociusheme" tha ai.
"Sot duhet sistemi mazhoritar, Unë do të isha pro edhe 50 deputetëve. Sot qytetari shqiptar nuk e di kush është deputeti, pra reduktimi do të bënte sens në një kontekst mazhoritar e jo proporcional. Edhe më bufi dhe më injoranti në Shqipëri e di se për të kurdsur plane, Rama dhe Berisha janë gjithmonë bashkë, mos harroni hedhjen në 2008 të Ilir Metës drejt Jozefina Topallit për shkak të kodit famëkeq të 2008-ës. Ata rrezik takohen bashkë ose në Surrel ose në Lalëz për të kopsitur të ardhmen dhe siguruar të ardhmen e tij” shtoi Gjoni












