Ndërsa deshëm dhe gëzojmë një botë globale, nuk mund të bëjmë sikur nuk shohim dhe as ndjejmë vuajtjen nga uria dhe vrasjen e mijëra grave, fëmijëve e të moshuarve në Gaza. Në Itali, në të vërtetë, nuk bëjnë sikur. Një shoqëri që ka krijuar një ndërgjegje, që ka një etikë nuk mund ta kthejë kokën nga ana tjetër. Sot e gjithë Italia ndalon, hesht, në mbështetje të anijeve të “Flotilla”, mbi 44 varka me vela të mbushura me ushqime, të cilat janë bllokuar nga Izraeli në përpjekjen për të çuar ushqim në Gaza.
Gaza nuk është Hamasi. Gaza është peng e një politike terroriste, ekstremiste siç edhe ne shqiptarët e kemi provuar në kurriz. Kush na pyeste ne ndërsa ishim peng të politikës së çmendur dhe izoluese të një diktatori si Enver Hoxha? Dhe jo pak, por 45 vite në një kafaz që i pëlqente vetëm një njeriu dhe nomenklaturës së tij. Ajo që lëndon sot është se në Shqipëri ka njerëz që nuk e ndjejnë urinë e Gazës, që vendosin gishtin në stomakët dhe në trupat skelektrikë të një populli dhe u thonë: Faji është i juaji! Ju nuk dini! Ju nuk jeni si ne! Ju keni Hamasin! Por Hamasi është një kërpudhë e keqe që duhet shkulur me ndërhyrjen e më të zotëve dhe jo me duart e fëmijeve dhe të moshuarve të Gazës.
Uria e Gazës duket sikur ndjehet kudo në botë, vetëm mes nesh nuk ka sensibilizim. A e ndjejmë të paktën thellë brenda nesh padrejtësinë ndaj fëmijëve, grave e të moshuarve? Ndërsa në këtë tetor ngremë zërin për shëndetin e gruas, për ekografi e mamografi, mendoni një grua të sëmurë me kancerin e gjirit në Gaza. Ku mund të shkojë ajo? Çfarë mund të bëjë që të marrë një ilaç, një kimioterapi?
Në kohën e Inteligjencës artificiale. Gaza bombardohet sikur e gjithë Bota të kishte ndalur në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Në kohën e inteligjencës artificiale, Ukraina nuk shpëton dot nga një sulm absurd për pretendime kufijsh, kur kufijtë po i heqim dita ditës. Bota përfshihet në konflikte, pasi shumë prej nesh në vend të paqes, kanë luftën brenda vetes; luftë për t’u renditur mes më të pasurve, mes më të fortëve, mes më të mëdhenjve, mes më të lartëve, mes më të klikuarve.
Në Flotilla, mbi 500 pjesmarrës europianë lanë divanët e tyre të ngrohtë, shtëpitë me ujë, internet e ushqime. Lanë smartphone-t me skrollet që alternojnë fytyra me silikon, paserelat e javëve të modës me fëmijët e uritur dhe një tokë të zhuritur për t’i thënë Stop!
Komente









Bravo per guximin Alba! Kam pare we edhe Surroi mban bje qendrim te denje. Shumica dermuese e njerezve ne Shqiperi mendojne sic shkruan ti. Debati ne media nga ana tjeter po dominohet nga rrefenja sioniste e stimuluar me sa duket nga ambassda sioniste dhe sionister e tjere ne Tirane, qe edhe pse shume te paket ne numur jane shume aktive si zhurmues ndaj te vertetes dhe si propogandues te heghemonixmut sionist. Flasin edhe per “vellazerim” me shqiptaret. Kuptohet, vellazerim per nevojat e tyre te castit. Disa tiia si Blushi qe ecen vete i bien fyellit keq sepse per miun kafsha me e rrezikshme eshte macja, (turqit, muslimanet) edhe kur ujku ben kerdine ne fshatin global. Per njerezit me respekt per veten e verteta dhe e drejta njerezire qendrojne mbi interesst e castit. i tille dhe plot dinjitet deri ne marrjen ne sy te jetes se vet ishte vepra e shqiptareve te thjesht ne Tirane dhe ne Kruje qe fshen dhe mbrojten hebrejte gjate Luftes 2 Botnore. Po te ishin ata shqiptare dhe qeveritaret shqiptare antikomuniste te luftes 2 si qeveria e sotme dhe Ben Blushi, ata do kishin mbajtur ane e nazisteve dhe do ti kishin shitur hebrejt.
Përgjigju