KORÇË- Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 85-vjeçare farmacistit të njohur në qytetin e Korçës, Romeo Zallemi.

Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha raporton se Zallemi ishte në terapi intesive prej disa ditësh, por nuk ia doli të fitonte betejën me COVID-19.

Për dekada me radhë, Zallemi i shërbeu qytetit me përkushtim dhe profesionalizëm.