A është kjo ‘diktatura’ e vërtetë?

A është kjo ‘diktatura’ e vërtetë?

Foto ilustruese

Gjatë pandemisë publiku shqiptar tregoi edhe një herë se për të drejtat e tij nuk proteston dot pa një “tutor” mbi kokë, që në çdo rast, çdo lëvizje dhe pakënaqësi prej tij, ose e udhëheq vetë klasa politike, ose protesta nuk ka kuptim.

E thënë ndryshe duket sikur opozita në Shqipëri ka marrë për detyrë të shuajë protestat dhe pakënaqësitë popullore, në rastet kur ajo nuk është prezente.

A keni parë të zhvillohet pa praninë e ndonjë partie ndonjë protestë masive veç asaj që zhvilluan studentët dy vite më parë, për të drejtat themelore të qytetarëve, së cilës politika edhe asaj kur i mori autorësinë, e shoi atë.

Mos kjo do të thotë se pas rënies së komunizmit është shpikur nga shqiptarët një skemë e padëgjuar, aq sa komplikohet dhe nuk kuptohet se çfarë është e drejta, liria, protesta dhe kufiri që të vendos shteti, në demokraci.

Kujtojmë se Holanda është një nga vendet më të zhvilluara dhe me demokracinë e shtetin më liberal sot në botë.

Megjithatë, nëse proteston dhe shkel ligjin, është ky i fundit që të ndëshkon, aq sa njerëzit i kafshojnë rrugës edhe “qentë e shtetit”!

Policia me shkopinj dhe mburoja, e shoqëruar nga kuajtë dhe qentë, shpërtheu dhunshëm ndaj një turme njerëzish prej disa mijërash që ishin mbledhur në Amsterdam, për të protestuar kundër masave të bllokimit dhe vaksinimeve kundër COVID-19.

Pamjet treguan se disa protestues i kafshoi qeni.

Grumbullimet publike të më shumë se dy personave janë të ndaluara sipas kufizimeve të reja të vendosura nga Holanda, në një përpjekje për të parandaluar variantin Omicron të koronavirusit që po kërcënon ndjeshëm sistemin e kujdesit shëndetësor.

Sipas agjencisë së lajmeve ANP, rreth 10,000 njerëz kishin dalë për të protestuar dje pasdite përpara muzeut të kryeqytetit, pavarësisht ndalimit të tubimeve të mëdha. Përleshjet e ashpra shpërthyen midis demonstruesve dhe policisë, duke lënë katër oficerë dhe me dhjetra protestues të plagosur. Trazirat shpërthyen në momentin kur disa njerëz në turmë u përpoqën të çanin një barrikadë policie. Më pas ata u arrestuan.

Skena të ngjashme shpërthyen edhe në qytete të tjera të Britanisë së Madhe, apo të vendeve të tjera perëndimore, të cilat mediat vendase i konsideruan të turpshme.

Në asnjë rast mediat nuk fajësuan policinë. Sepse ajo duket se ka bërë thjesht detyrën e saj, duke zbatuar ligjet në fuqi.

Në vendin tonë edhe pa një ndërhyrje të tilla brutale, pa e ditur ose pa u interesuar fare se çfarë thotë ligji, dhe cila e drejtë anon nga interesi publik, mediat e krahasojnë me “instalimin e diktaturës” ndërhyrjen e policisë.

Mjafton që ajo të ketë “tutorin” mbi kokë, sepse në të kundërt, askush nuk do t’ja dijë për interesin publik!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juristi: 04/01/2022 03:06

    Ky Araniti është një "qen" mediatik i Rilindjes, shumë më I rrezikshëm se ai qeni që kishte kafshuar një protestues në Holandë. Ti "kafshon" shumë përnjëherësh. Ju "qentë" e Rilindjes mezi prisni të gjeni skena të tilla që të ti serveri si normale në këtë xhunglën Shqiptare ku jetojmë. Pse nuk krahasoni pensionet , pagat, shërbimin shëndetësor , kushtet e punës etj...etj..., të diktaturë holandeze me këto të demokracisë Shqiptare ?

    Përgjigju
  • Nori: 04/01/2022 00:44

    Shembujt nga vendet e BE mire qe jepen. Vetem se nje ndryshim kemi me to: Ndersa ne ato vende Policia vepron ne baze dhe per zbatim te ligjit te ne vepron sipas pultit te komandes te kujt eshte kryehajdut i radhes. Nuk e akuzon kush policine nese ajo zbaton ligjin. Por kur e keqzbaton, nuk e zbaton fare, apo e zbaton nje te njerkes dhe tjetrin te semes, apo me keq kur e teperon. Perse nuk merr statistika nga policia te kuptosh se sa arrestime pa urdhe prokurorie apo gjykate behen? Mbi 90% Po perse? Sepse i fut nje "flagrance" per shtate pale qefe edhe kur ka kaluar 6 muaj kohe. Ndaj dhe mos na trefoni cbehet neper Evrope apo Bote se populli nuk eshte injorant. Eshte i shtypur, i drobitur dhe nuk i degjohet zeri po. Ndaj para se te merrni mundimin dhe kepusni dokrra, lexoni faktet apo staistikat. Me dy pamje ne tv shkruani artikuj. Pa fakte, pa investiguar. Thjesht dokrra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?