Debate shterpë në  një  vend si Shqipëria thuajse provincial,  kur gjërat e pa rëndësishme kanë  më  shumë  jehonë  e rëndësi se gjërat e rëndësishme! Janë  shqetësuar të  gjithë se pas shumë vitesh Presidenti paska pushuar dikë nga stafi  i tij! Po e kthejnë në kauzë  kombëtare!  Po kush e ka thënë se dikush duhet të  jetë  përjetësisht në punësim dhe një institucion! E pastaj flasim për  mitin e pazëvendësueshmërisë në politikë! 

Jemi ne si shoqëri  që  e kemi dhe e ushqejmë çdo  ditë  këtë  mit në  çdo angazhim! Po pse asnjë djal tjetër  apo vajzë tjetër nuk ka të  drejtë  të  ketë mundësi që  ky që  u pushuae ka pasur për  gjithë  këto  vite?  Po pse ky është  xhenio e nuk mund të  zëvendësohet? Po pse qenka kaq shumë tragjike që Presidenti i ri nuk ka nevojë për  të  dhe ka menduar dikë tjetër? Po pse pushimi i tij nga puna qenka shqetësimi ynë  i përditshëm që  po lexoj statuse pafund që  e ngritën pushimin e tij thuajse në  një  kauzë kombëtare? Po e thërrasin thuajse në  kauzë  Presidentin duke e konsideruar veprimin e tij si një  gabim fatal për  presidencën si institucion!

Jo, po t'i  kthejmë  me trashëgimi  institucionet dhe angazhimet edhe administratën, sepse politikën e kemi bërë  tashmë të  trashëguar! Lufta për një vend pune  në  Shqipëri vazhdon të  jetë  si një  betejë për  jetë  a vdekje e për  çudi, nëse  nuk e ke me trashëgimi për  ta fituar  duhet detyrimisht të  jesh  farefis me ata që  kanë  pushtetin! Ndryshe,  je u pa shpresë  dhe i destinuar të  mbetesh pa punë  e për pasojë të  jetosh në  varfëri edhe nëse  ke qenë  një  student  i mirë  dhe po ashtu  nëse  je një profesionist i mirë!