'A flasim për burrat!?', komedia që argëtoi korçarët! Regjisorja: Përveç notave te humorit përcjellë edhe leksione për jetën

KORÇË- Në skenën e teatrit "Andon Zako Çajupi " në Korçë premiera "A flasim për burrat!?" me regji te Andeta Radit, përcolli te publiku situatat dhe humorin e marrëdhënies mes tre shoqeve te ngushta. Komedia u mirëprit nga artdashësit korçare çka ka bërë që për vetë aktoret sadisfaksioni të jetë i dyfishtë që në startin e saj.

“Është një shfaqje situatash, ka batuta, është aktuale shumë”, u shpreh aktorja, Rozana Radi.

“Unë u ndjeva shumë mirë. Marrëdhënia ime me gocat u shfaq këtu. Se si ishte e tregon salla plot”, tregoi aktorja, Lola Meta.

Regjisorja Andeta Radi shprehet se komedia përveç notave te humorit përcjellë edhe leksione për jetën.

“Jemi në kërkim se si do të shkojë puna e burrave. Kemi një pjesë të dytë. Kemi një pjesë të dytë që gratë duan të rrinë me gratë, por prap marrin një burrë me qira për fëmijë. Burrat prapë janë të pa zëvendësueshëm”, tha regjisorja, Andeta Radi.

Komedia "A flasim për burrat" do të vijojë edhe për dy ditë të tjera në skenën e teatrit të Korçës.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren