Protestat kundër investimit 4 miliard dollarësh në Zvërnec kanë rritur shqetësimet për sigurinë në mesin e operatorëve turistikë, turistëve por edhe diasporës që kalon pushimet e verës në atdhe.
Një shqetësim i tillë i ka ardhur kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, në rrjetet e tij sociale nga një shqiptar që dëshiron të kalojë pushimet në Vlorë por nuk ndihet i sigurtë.
“Përshëndetje i nderuar. A jemi të sigurtë nëse kalojmë pushimet në Vlorë? Të faleminderit!” thuhet në mesazhin që Balla e ka ndarë edhe në rrjete sociale.
Përgjigja e Ballës është “mirë se vjen në atdhe” por ai shkon më tej duke u bërë thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve kudo që janë që Shqipëria i pret për pushime. “Thuajani edhe të huajve. Fol shqip, pusho shqip” shkroi Balla.
Për të disatën herë që nga përshkallëzimi i protestave, Balla thekson rëndësinë e turizmit si motor i zhvillimit ekonomik të vendit, duke argumentuar se çdo akt që cenon këtë sektor dëmton të ardhurat, punësimin dhe perspektivën e zhvillimit të Shqipërisë.
Komente









