'Edhe kryeministri grek ka ardhur në Shqipëri në kohë zgjedhjesh', Klosi: Takimi i Ramës në Athinë nuk ka lidhje me Belerin

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi teksa ka zhvilluar një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë e PS, sqaroi axhendën e kryeministrit Rama për takimin me shqiptarët në diasporë.

Edi Rama fillon nga Athina turin e takimeve me diasporën. Do jenë në katër faza. Në 12 do jemi në Athinë, 26 maj në Milano, 2 qershor në Londër dhe 16 qershor në Düsseldorf”, sqaroi Klosi.

I pyetur nga gazetarët nëse data e takimit në Greqi është rastësi apo ka lidhje me shënimin e një viti nga arrestimi i Fredi Belerit, ai tha:

Ne nuk kemi komente për vendime që do marrë drejtësia, por jeni të qartë që kushdo që është kërkuar të japë informacione para organeve të drejtësisë, nuk ka pasur pengesë nga PS. Sa i përket lidhjes që bëni me kapjen në flagrancë të Belerit, ne turin e kemi deklaruar që në 8 dhjetor. Pasi bëmë proceset zgjedhore dhe turet brenda vendit, i erdhi radha diasporës, s’ka lidhje me datën e një viti të arrestimit me kandidatin Himarës”, tha Klosi.

Klosi foli gjthashtu edhe për votën e emigrantëve.

“Vullneti nga ne për votën është i shprehur, falë votës së deputetëve të PS ndryshimet që janë bërë në mandatin e kaluar, është sanksionuar vota e emigrantëve. Vizita ka të bëjë edhe me këtë dimension, për të pasur një rienergjenzim të raporteve të emigrantëve me shtetin shqiptar. Do ishte mirë që komisioni bipartizan të zbatonte kushtet teknike që kjo votë duhet të realizohet. Ne jemi ata që kemi shprehur vullnet politik për të realizuar votën e emigrantëve”, tha Klosi.

Klosi tha se edhe kryeministri grek ka ardhur në një periudhë të tillë në vendin tonë dhe nuk është shkaktuar problem.

 “Edi Rama, kryetar i PS ka shkuar disa herë për të takuar emigrantët ne Greqi. Ne kemi pasur takime të shpeshta kudo ku ka emigrantë, për të krijuar degët tona të partisë ku ka shqiptarë. Asnjëherë nuk ka pasur këtë vëmendje dhe debat për një kryetar shteti, pasi është një standard që ndodh kudo në botën e qytetëruar. Edhe kryeministri grek ka qenë në kohë fushate në fendin tonë, në zonën e Dropullit. Nuk kemi thënë asnjëherë asgjë. Edhe kryetari i SYRIZAS ishte dje në Dropull dhe vizita e tij u mirëprit”, tha Klosi.


Lajmi kryesor:

Rama në Athinë në sallën me 3500 vende: Moment krenarie! Qeveria greke: Do respektohen masat e sigurisë! PS: Takimi do jetë festë


M.Q./S.Ç/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip