Rama në Athinë në sallën me 3500 vende: Moment krenarie! Qeveria greke: Do respektohen masat e sigurisë! PS: Takimi do jetë festë

GREQI- Tashmë ka një adresë dhe një orar. Në stadiumin 'Galatsi' në sallën gjigande në Athinë, të quajtur “Teatri i Krishtlindjeve”, me kapacitet rreth 3500 vende, kryeministri do të zhvillojë takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë. Ka qenë vetë Rama që e ka zyrtarizuar bashkë me një ftesë për të gjithë shqiptarët.

“Me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Ky takim vazhdon të konsiderohet si një temë e nxehtë në mediat dhe politikën greke, disa prej të cilëve e kanë lexuar edhe si provokim nga pala shqiptare, pasi përkon me 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, për të cilin Shqipëria dhe Greqia u futën në një përplasje politike dhe diplomatike.

Zëdhënësi i qeverisë greke Marinaksi, ka deklaruar paraditen e të premtes se takimi është privat, ndërsa garantoi se do të respektohen të gjitha masat e sigurisë dhe protokollet e parashikuara në rastin konkret.

Duke i quajtur deklaratat e opozitës greke si vetëm politike, Marinakis u pyet edhe se çdo do të bëjë qeveria e Athinës nëse Rama përmend Belerin në takim.

“Nuk është detyra jonë as të interpretojmë qëllimin Edi Ramës dhe as të argumentojmë kundër një qëllimi të pretenduar. Është detyra jonë me veprimet tona, jo me fjalë të bukura, të tregojmë respekt për shtetin ligjor dhe se kemi shumë të drejtë në anën tonë dhe nuk kemi frikë prej saj”.- deklaroi ai.

Vizita e Ramës të dielën në Athinë ishte edhe në epiqendër të konferencës për mediat të Sekretarit të Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, i cili garantoi se nuk ka asnjë tendencë por vetëm një takim i një Kryeministri me bashkëqytetarët e tij.

“Nuk ka asnjë tendencë, në vendet kryesore, gjejmë se këto vende janë kryeqendrat e diasporës shqiptare në rajon. Nuk do të ketë asnjë tendencë. Edi Rama do të jetë atje si kryeministër i Shqipërisë dhe si kryetar i forcës që drejton qeverinë, dhe do të jetë atje për të dëgjuar emigrantët”- u shpreh Klosi.

Duke e quajtur të pajustifikueshëm të gjithë këtë debat në kryeqytetin grek dhe duke kujtuar madje vizitat e krerëve të politikës greke për fushatë në zonat minoritare në Shqipëri, Klosi u pyet edhe për sigurinë të dielën.

“Nuk mendoj asfare që do të ketë incident. Kam bindjen se aktiviteti i ditës së diel do të jetë një festë, moment krenarie për atë që komuniteti shqiptar në diasporë ka realizuar”- tha Klosi.

Takimi në Athinë të dielën, ku pritet të performojnë edhe këngëtarë të njohur si Noizy, vjen në kuadër të një turi që kryeministri Rama do të zhvillojë me diasporën, fillimisht në Greqi, më pas në Londër, Milano, dhe Duseldorf të Gjermanisë.


Adresa ku do të zhvillohet takimi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:46
'Edhe kryeministri grek ka ardhur në Shqipëri në kohë zgjedhjesh', Klosi: Takimi i Ramës në Athinë nuk ka lidhje me Belerin

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi teksa ka zhvilluar një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë e PS, sqaroi axhendën e kryeministrit Rama për takimin me shqiptarët në diasporë.

“Edi Rama fillon nga Athina turin e takimeve me diasporën. Do jenë në katër faza. Në 12 do jemi në Athinë, 26 maj në Milano, 2 qershor në Londër dhe 16 qershor në Düsseldorf”, sqaroi Klosi.

I pyetur nga gazetarët nëse data e takimit në Greqi është rastësi apo ka lidhje me shënimin e një viti nga arrestimi i Fredi Belerit, ai tha:

Ne nuk kemi komente për vendime që do marrë drejtësia, por jeni të qartë që kushdo që është kërkuar të japë informacione para organeve të drejtësisë, nuk ka pasur pengesë nga PS. Sa i përket lidhjes që bëni me kapjen në flagrancë të Belerit, ne turin e kemi deklaruar që në 8 dhjetor. Pasi bëmë proceset zgjedhore dhe turet brenda vendit, i erdhi radha diasporës, s’ka lidhje me datën e një viti të arrestimit me kandidatin Himarës”, tha Klosi.

Klosi foli gjthashtu edhe për votën e emigrantëve.

“Vullneti nga ne për votën është i shprehur, falë votës së deputetëve të PS ndryshimet që janë bërë në mandatin e kaluar, është sanksionuar vota e emigrantëve. Vizita ka të bëjë edhe me këtë dimension, për të pasur një rienergjenzim të raporteve të emigrantëve me shtetin shqiptar. Do ishte mirë që komisioni bipartizan të zbatonte kushtet teknike që kjo votë duhet të realizohet. Ne jemi ata që kemi shprehur vullnet politik për të realizuar votën e emigrantëve”, tha Klosi.

Klosi tha se edhe kryeministri grek ka ardhur në një periudhë të tillë në vendin tonë dhe nuk është shkaktuar problem.

 “Edi Rama, kryetar i PS ka shkuar disa herë për të takuar emigrantët ne Greqi. Ne kemi pasur takime të shpeshta kudo ku ka emigrantë, për të krijuar degët tona të partisë ku ka shqiptarë. Asnjëherë nuk ka pasur këtë vëmendje dhe debat për një kryetar shteti, pasi është një standard që ndodh kudo në botën e qytetëruar. Edhe kryeministri grek ka qenë në kohë fushate në fendin tonë, në zonën e Dropullit. Nuk kemi thënë asnjëherë asgjë. Edhe kryetari i SYRIZAS ishte dje në Dropull dhe vizita e tij u mirëprit”, tha Klosi.

M.Q./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 10/05/2024 17:13

    Te jetosh ne greqi dhe tie shkosh e te degjosh genjeshtrat e hajdutit me te madh te historis shqiptare?!!

    Përgjigju
  • sapa: 10/05/2024 15:59

    Feste se jeni skllever me atdhe te bukur dhe te pasur por qe nuk mund te jetoni per nje gje fare te vogel:Ska shtet!Dhe Rama vjen tju thote qe :duajeni atdheun!

    Përgjigju
  • bledi: 10/05/2024 14:44

    tani shpetuam nga fukaralleku...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen