A kemi fituar nga politika e dhunës?

A kemi fituar nga politika e dhunës?

Rithemelimi kaos në Kuvend

Trazicioni në Shqipëri, në dallim edhe me vete ish republikat sovjetike, nuk ishte një tentativë mes kalimit nga regjim totalitar në atë demokratik republikan, por ishte edhe një model i vazhdueshëm i një politike të dhunshme! Mjafton të rikutojmë në memorien tonë ngjarjet e vitit ’97, ngjarjet e shtatorit ’98 dhe po ashtu edhe ato të janarit 2011! Në të gjitha rastet kemi pasur një politikë të dhunshme dhe agresive si në tentativën për ta mbajtur pushtetin ashtu edhe në tentativën për marr pushtetin!

Në fakt dhunë në politikë nuk është vullnet i shumicës ashtu siç politika kërkon ta justifikojë për të mundur pakicën, por është imponimi i vullnetit të qytetarëve nga një pakicë politike! Thirrjet e vazhdueshme edhe gjatë këtij viti për revolucion nuk janë në fakt demokratike dhe as nuk kanë për qëllim mbështetjen e kërkesave të qytetarëve për përmbysjet!

Revolucionet kudo e sidomos ato që janë përmes dhunës e urrejtjes nuk janë gjë tjetër veçse dëshira e njërës palë që përmes agresivitetit dhe përplasjes për të mundur palën tjetër dhe kjo bëhet në emër të qytetarëve, por jo në fakt për qytetarët!

Revolucionet pothuajse asnjëherë e sidomos kur janë të dhunshëm e me luftë nuk sjellin demokraci apo paqe sociale, por thjeshtë zëvendësim të elitave politike në marrje dhe dorëzim pushteti. Revolucionet nuk dëshmojnë forcën apo mbështetjen masive të asaj lëvizje politike apo lideri politik që e ideon apo e realizon. Përkundrazi, dëshmon dobësinë e tij dhe faktin e besueshmërisë së vogël për të pasur mbështetjen tek shumica e qytetarëve.

Revolucionet nuk nisin me masivitet popullor, por shpesh iniciohen nga një grupim radikal politik që është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka, i bazuar në një ideologji të caktuar që shpesh është demagogji dhe po realizohet e bëhet realitet me përmbysje të institucioneve pikërisht nga grupimi iniciues. Kështu për shembull marshimi i Fashizmit në Romë nuk ishte masivë e po ashtu nuk ishte masivë as tentativa e një revolucioni të ngjashëm të iniciuar e të dështuar nga Hitleri!

Gjithashtu, nëse analizojmë edhe ngjarjet e Shqipërisë në tranzicion, qoftë ato të vitit ’97, ’98 apo edhe të 2011 nuk ishin të gjithë shqiptarët që morën pjesë e po ashtu nuk ishte vullnet i shumicës së tyre, por ishte tentativë nga një grupim i caktuar politik që përdori ose u justifikua tek vullneti i shumicës por në thelb beneficet do të ishin vetëm politike! Madje, thuajse në të gjitha rastet e revolucioneve të humbur shpesh ose thuajse gjithmonë janë vetëm qytetarët si kuptimin e jetëve, shkatërrimeve apo edhe të humbjes të disa privilegjeve thelbësore që kanë të bëjnë edhe me pronën private si dhe shpesh herë edhe me lirinë, sepse ata që dalin të humbur nga një revolucion politik, shpesh humbin gjithçka duke përfshirë edhe vetë jetën! Jo pak jetë shqiptarësh janë humbur në tre ngjarjet e mëdha të përmendura më sipër. Madje, shumë prej tyre nuk ishin as aktivist politik apo të interesuar për politikën dhe pushtetin, por thjeshtë u bënë viktima të përplasjeve dhe të ngjarjeve të rrjedhën!

Dallimi thelbësor që dikush edhe mund të thotë se revolucionet duhen dhe janë të mira janë ngjarjet e viteve ’90, të cilat në fakt kishin një kauze shumë më të madhe sesa vetëm qëllime politike, ata kishin kauzën e lirisë! Në këtë rast ngjarjet e fillim të viteve ’90 nuk ishin për qëllime të mirëfillta për pushtet, por ishte një revolucion masivë për liri dhe fitorja e tij sigurisht që do të kishte edhe pasoja e transformime politike, sepse nëse nuk binte Regjimi, nuk mund të fitohej liria e nëse liria vinte duheshin edhe institucione të reja që do e promovonin dhe e garantonin atë. Shqiptarët e kanë provuar më shumë sesa e meritonin politikës e dhunës dhe përveç që kanë pasur dëme të parikuperueshme në njerëz, në materiale, kanë pasur edhe dëme të mëdha duke u goditur në themele institucionet e një shteti të brishtë! Shqiptarët pikërisht për shkak të një klasës politike të tranzicionit ka humbur kohë në zhvillim, në procesin e anëtarësimit në BE dhe në krijimin e kushteve për një demokraci të shëndosh dhe funksionale.

Politika e dhunës dhe ngjarjet e tranzicionit na kanë dëshmuar se ne kemi pasur një klasë politike e cila ka qenë realisht pakicë në raport me mbështetjen e qytetarëve, por që përmes dhunës na ka diktuar aksione dhe zgjedhje që në thelb nuk i kemi dashur! Mund të hamendësohet se në tranzicion shqiptarët kanë pasur lider të fortë! Në fakt ky është një iluzion fals që na është shitur si vërtetësi! Çdo lider që përdor dhunës, e nxit apo e mbështet atë dëshmon dobësi lidershipi! Vetë tranzicioni është një mësim i madh që shqiptarët duhet të heqin dorë nga lider të dhunshëm, që bëjnë thirrje për përmbysje përmes dhunës apo për legjitimet përmes konfliktit nën justifikimin e shumicës. Sot, pas 34 vitesh tranzicion, mund të themi me bindje se asgjë nuk kemi fituar nga politika e dhunës e madje kemi humbur shumë qoftë në kohë apo në hapësirë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daniela: 14/02/2024 20:01

    Dmth, qe te konkretizohet gjeja: dhuna e nje pakice nen nxitjen e SHBA qe rrezoi komunistet ne vitet 90; dhuna e nje pakice (serish) nen nxitjen e SHBA qe rrezoi neokomunistet demokrat ne vitet 1997; dhuna e nje pakice (domosdo) nen hunden prape te SHBA qe pasoi me riardhjen ne pushtet te trashegimise komuniste "te rilindur" e janarit 2011; dhe dhuna e kaosi keto vite prape nen "syzernitetin" SHBAnian, edhe njesoj si ne vitet 50-60 me diversantet heeinj-tradhetare, kane nje tregues te perbashket negativ-zyrtarucet e Washingronit. Qe tallin menderen me plehrat shqiptare te polotikes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Ndaj Partizanit vetëm tri pikë', Ergim Fagu: Duam të kthejmë buzëqeshjen te tifozët e Tiranës

'Ndaj Partizanit vetëm tri pikë', Ergim Fagu: Duam të kthejmë buzëqeshjen te tifozët e Tiranës