Kryeministri Edi Rama ishte sot në Prishtinë, ku mori pjesë në një konferencë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Kreu i qeverisë u takua me presidenten Vjosa Osmani, por jo me homologun e tij, Albin Kurti.
Gjatë konferencës me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kreu i qeverisë shqiptare u ngacmua nga gazetarët për faktin që kjo është hera e dytë që ai nuk u takua me Albin Kurtin.
A ke ndonjë porosi për vëllain e vogël? U pyet Edi Rama nga gazetarët. Mes batutave ai u përgjigje: “vëllain e vogël e kam në Tiranë është drejtori i klubit Partizani, është Olsi Rama”.
Pyetje: A keni ndonjë porosi për vëllain e vogël që është hera e dytë që nuk e takoni?
Rama: Vëllain e vogël e kam në Tiranë është drejtori i klubit Partizani, është Olsi Rama. Më bëtë pyetje me shpresën që do më fusnit në kurth, por jam mësuar me këto kurthe, por po rashë në kurth hidhem vetë nuk më fut dot njeri.
Pyetje: A mendoni se ka lider unifikues në Kosovë?
Rama: Nuk është çështje personash, është çështje e ndarjes interesit kombëtar nga interesat partiake dhe nga interesat e brendshme politike. Unë besoj që kur Shqipëria dhe Kosova dalin jashtë kufijve nëpërmjet të zgjedhurve të tyre ata janë një. Në kuptimin që Shqipëria është shteti i shqiptarëve, Kosova është shteti i shqiptarëve të Kosovës dhe pakicave dhe brenda gjërat mund të diskutohen, por interesi kombëtar është ai që përcakton politikën e jashtme dhe është ai mbi të cilin përcaktohet edhe mënyra si të tjerët na shohin. /Tema
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 3496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn më 16 dhjetor seancën paraprake për Berishën, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Avokati Gjokutaj: Strasburgu po shqyrton me prioritet dosjen e ish-kryeministrit
25 Nëntor, 12:52
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47