A mund të ketë demokraci në PD, kur ende flasin për rrethimin e Godinës

A mund të ketë demokraci në PD, kur ende flasin për rrethimin e Godinës

Selia e Partisë Demokratike

Një lajm që qarkullon ditët e fundit, mbase dhe jo fare pa burim të qartë, thotë se: do ketë një ndërhyrje të demokratëve të 11 Dhjetorit në selinë e PD-së, të cilën e simbolizojnë me atë të grupit të 18-Dhjetorit. Duke pasur parasysh se kjo nuk është artikuluar zyrtarisht, kurse në mënyrë informale nga “Foltoret” mund të dëgjosh lloj-lloj mëtimesh për të ardhmen e Dhjetorit në PD, atëherë kjo përkohësisht bie ndesh me parimet mbi të cilat është ngritur PD-ja. Nga ana tjetër duke kujtuar historinë e protestave të saj, kjo mund të quhet një gjë normale në vazhdën e tharmit të këtij formacioni politik. “Ndihem keq teksa dëgjoj që ka mbërritur të diskutohet në ambiente mediatike një gjë e tillë. Kurrë demokratët, kudoqoftë ai, kurrë s’kanë menduar të bëjnë mësymje. Ajo seli është e demokratëve. Është shtëpi e madhe. Demokratët kanë tullën e tyre në atë seli. Është jashtë koncepti kjo historia e mësymjes. I kam dëgjuar historitë që do të shkarkohet ky dhe ai. Një shtëpi ka rregullat e veta”, shprehej në orët e fundit z.Alibeaj, por duke e lënë të papërcaktuar sesa i vërtetë është ky si lajm.

Protestat e dhunshme në Shqipëri, qoftë të inicuara nga PD-ja por edhe PS-ja e kanë tejkaluar shpesh vijën logjike. Shqetësuese është se në të vetmin moment, kur njerëzit e PD-së duhet të tregonin pjekurinë e tyre dhe brenda një aktiviteti normal të zgjidhnin pakënaqësitë dhe strukturat e partisë dhe të vendosnin për liderin e tyre, po i dhurojnë publikut një vizion sesi do të jetë demokracia jonë kur ata do rikthehen në pushtet. E kjo, jo vetëm për mosrespektimin e kanoneve të brendshme të partisë të sanksionuara në statutin e arnuar disa herë nën formën e Bashës dhe ku z.Berisha mbylli sytë. Anatemat për njëri-tjetrin, etiketimet e turpshme dhe ofenduese më shumë se të hedhin baltë mbi kundërshtarin e një race, të bëjnë të mendosh sesi mund të përballen këta me probleme madhore në vend: diskursi për të shkuarën, luftën, figurat e ndryshme. Ndaj, mëtimi për rrethimin e godinës, thjesht e ka trandur publikun dhe i ka sjellë në mëndje njerëzit e fortë të së shkuarës.

Përcjellja e përçarjes së PD-së tashmë është e shtrirë deri në bazë. Nga ana tjetër, kjo ka sjellë edhe atë pamundësi të madhe me të cilën haset sot shoqëria shqiptare: mosndryshimi i elitave politike, atë që z. Escobar e artikuloi hapur në Tiranës, kurse z. Kurti e bëri me zotësi realitet në Kosovë. Realitetet në Ballkan po tregojnë se elitat ndërrohen ngadalë, kurse në Shqipëri janë çimentuar dhe ndaj Berisha, si ish-komunist por edhe vetë kryeministri i vendit z. Rama e kanë të pamundur të lëshojnë pushtet, sepse me këtë humbasin identitetin e tyre, sipas të cilit ata vetë-konsiderohen si të pandërrueshëm. Nuk po flasim për kryetarët e partive të vogla që nuk e njohin tërheqjen dhe respektin ndaj elitave.

Berisha  kërkon sërish të udhëheqë Partinë Demokratike, kur kolegët e tij kudo në Ballkan e në Lindje janë në pension ose thjesht në histori. “Fundi i komunizmit në Evropën Qendrore dhe Lindore na ofron njohuri të reja mbi mekanizmat dhe rrugët e zhvillimeve politike rreth 15 vjet pas (ri)vendosjes së zgjedhjeve konkurruese dhe të institucioneve politike përfaqësuese në këtë rajon. Pyetja është nëse cikli i zëvendësimit të elitës – konsolidimi i elitës – zëvendësimi i elitës është po aq determinist sa u postulua nga autorët klasikë të teorisë së elitës apo nëse ne mund të gjeni konfigurime “të pamundura” ose të paktën paradoksale si stabiliteti i regjimit pa konsolidimin e elitës”, shprehet Heinrich Best, tek studimi “Stabilizing democracy in Eastern Europe under the condition of highly volatile political elites”.

“Foltoret” e Berishës na mësuan se elitat e sotme dhe në këtë rast z.Berisha është ende shumë i zoti t’i manipulojë shqiptarët, në emër të demokracisë dhe progresit dhe mbi të gjitha fuqinë e njëshit. Dhe, duket se faji më i madh s’është i gjithë nga ai, por nga një shoqëri që ende ka në kokë të rrëmbejë simbole dhe të ketë dëshirën të kapin ndërtesën e Partisë me zor. Berisha me militantët e 11 Dhjetorit na treguan se: klasa e politikanëve shqiptarë nuk ndryshon, sepse pushteti nuk quhet drejtim por sundim mbi pjesën tjetër të popullsisë. Ja pse demokracia ka kohë që e ka lënë edhe vetë Partinë Demokratike, që ende po mbahet mbi dy kolona të shtrembra, identifikuar me Bashën dhe Berishën. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 09/12/2021 20:13

    Ne Shqiperi me rreth 90% e popullsise jane idiote te liçensuar,keshtu qe idioti me graden idiot komunisto democrat z.Sali Berisha e ka shume te lehte te mbledhe budallenjte e tij,qe jane me shumice,dhe te çirren per baben,e kane menyre argetimi,pasioni,shkarkohen,kenaqen psikollogjikisht,edhe mesymjen e kane ne ADN.E kane bere me 10-tra heren,nuk ka çudi te mesyjne edhe kete here,por do jete e fundit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët u mbyt në Lumin Bunë në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë

Nëna me 3 fëmijët u mbyt në Lumin Bunë në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë