Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa në një lidhje me skype për edicionin qendror në Report Tv ka komentuar në lidhje me situatën e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.
Ajo është shprehur se situata në vend është pozitive, pasi numri i të prekurve është ulur, duke theksuar se kryeministri Rama ka përhapur panik me fotot e arkivoleve.
Zhupa gjithashtu ka shtuar se se vendi nuk po përballet me një pandemi të COVID-19, por një pandemi ekonomike.
"Nuk po vuajmë më me pandeminë e koronavirusit, sepse shifrat janë mirë, por po vuajmë nga një pandemi ekonomike dhe duhet të japim propozimet tona, pasi qytetarët kanë nevojë për ndihmë", ka thënë ajo.
Në lidhje me pyetjen e drejtuar nga spikeri, se si kishte lëvizur gjatë kësaj kohe prej rregullave të izolimit, ajo është shprehur se nuk e ka përdorur portalin e vendosur për qytetarët e-albania, por numrin ku mund të dërgohen mesazhe.
"Për shkak të funksionit politik kam lëvizur,por jam adresuar gjatë fundjavës kur nuk isha për punë në numrin e telefonit 55155 që është vendosur", ka thënë Zhupa.
O ÇFAR RACE PISE PARTIA KAK SHUR PD ÇFAR THOT TANI NUK THOT PASTAJ E ME NJË FJAL MUTIN TË NA I HAJ.
Përgjigju