A ta bëjmë edhe Ne, një '8 janar të ri' për vulën dhe karrigen?

A ta bëjmë edhe Ne, një '8 janar të ri' për vulën dhe karrigen?

Sali Berisha, më 8 janar

Nëse gjykata njeh vendimet e PD aktuale dhe rrëzon ata që e  morën në Shkallë të Parë, atëherë sipas filozofisë së vjetër të tyre a do të kthehen tek blindimi dhe nëse ne mendojmë si ata? Atëherë edhe ne, sipas tyre duhet të bëjmë një 8 janar të ri, por sigurisht ne nuk jemi si Ata, por thjeshtë e thashë sa për t'u kujtuar se po ju kthehen në boomerang çdo gjë që kanë bërë deri tani! Leksion i popullit dihet: mos ja bëj gropën shokut se bie vetë brenda!

8 janarin e bënë për karrige, për vulën dhe për zyrën! Madje, aq shumë ishin të uritur sa e morën zyrën ku qëndronte Basha sikur të ishte një triumf personal e nuk munguan as foto entuziazmi me dhe shpejt e shpejt e rimodeluan sipas mënyrës së tyre! Kaq e rëndësishme paska qenë ajo zyrë e ajo vulë sa nuk po presin asnjë sekondë që tua marrin edhe kryetarëve të seksioneve e të degëve duke i cilësuar si humbës të një luftë e për pasojë nuk duhet mbajnë asgjë e nuk gëzojnë asnjë të drejtë më! Në fakt kryetarët aktual të seksioneve  dhe të degëve nuk kishin asnjë luftë me demokratët, por luftën e tyre e patën me pushtetin  më 6 mars e ndoshta edhe me një grup të brendshëm që në emrin e "lirisë" brenda natës krijuan një shtëpi me një sigel tjetër duke e ashtuquajtur "shtëpi të lirisë" që në fund siç u vërtetua nuk kishte asnjë lidhje me PD, por ishte kundërshtare me të! Nëse ecim me linjën e vjetër që jemi ndarë njëherë e mirë, të mos respektimit të institucioneve, atëherë edhe ne, nëse vendimi i Gjykatës në Apel është në favorin tonë, duhet të bëjmë të njëjtën gjë që bënë edhe ata, të marrim baret, shinat e trenit e nisemi  drejt selisë të PD e me të hyre brenda të bëjmë sefli e foto me këmbë mbi tavolinën e zyrës që kishte Basha si për të dëshmuar se e morën përsëri triumfin!

Megjithatë, ajo që na ndan neve është se ne nuk jemi e nuk do të jemi si ata, sepse zyrat nuk janë vendi i demokracisë, por e kundra janë simbol pushteti dhe jo simbol lirie! Nëse Gjykata na jep të drejtë, Ata e meritojnë të sillemi me ata siç u sollën me Ne, por nuk jeni si ata! Në kemi nevojë për PD që është në shërbim të demokratëve dhe të Shqipërisë për një qeverisje demokratike që mbyll njëherë e mirë tranzicionin bashkë me protagonistët e tij!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 23/04/2022 23:36

    Hajde beje Daco se po ste bem mace me kordele bile ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja