/ATSH/.- "Kosovën janë duke e prishur dhe rrënuar njerëzit e politikës, të cilët me keqeverisjen e tyre po marrin vendime në emër të saj". Kështu tha sot lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e hapjes së procesit të brendshëm zgjedhor të kësaj partie.
Sipas KosovaPress, ai ka hedhur akuza në drejtim të qeverisjes së tanishme, duke thënë se ata mund ta ndryshojnë vendin vetëm në rast se e kuptojnë që janë duke e rrënuar Kosovën. Haradinaj tha se, duhet gjetur mënyra se si të dilet nga kjo gjendje për të ecur përpara.
Duke iu referuar zgjedhjeve brenda AAK-së, Haradinaj tha se, në këtë proces zgjedhor duhet të përcaktohet për njerëz që e kuptojnë politikën si vlerë me të cilën mund ta shërojnë Kosovën e jo si diçka që e kanë vetëm për një ditë dhe përfitim të caktuar. Këta njerëz, tha ai, nuk duhen lejuar që të na udhëheqin.
AAK-ja është partia e katërt në Kuvend për nga numri i deputetëve dhe pritet që deri në qershor të bëhet me kryetar të ri
/Shqiptarja.com