Abazoviç: Është tragjike ajo që pamë dhe dëgjuam në Ukrainë! Paqja nuk ka çmim, është gjithçka që na nevojitet

Abazoviç: Është tragjike ajo që pamë dhe dëgjuam në Ukrainë! Paqja nuk ka çmim, është gjithçka që na nevojitet

1655292734_abazovic.JPG

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ndodhet në Kiev për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga bombardimet ruse. Pas vizitës në Borodyanka dhe Irpin, Abazoviç foli për mediat duke thënë se shkuan për të mbështetur Ukrainën ndërsa thekson se paqja nuk ka çmim.

"Të gjithë vlerësojnë shumë përpjekjet e Malit të Zi dhe vendeve të tjera të rajonit për të treguar solidaritet me popullin ukrainas. Ne jemi këtu për gjetjen e një zgjidhjeje në dialog, por gjëja më e rëndësishme është ndalimi i sulmeve, agresionit dhe vrasjes së civilëve", tha kryeministri malazez Dritan Abazoviç për RTCG.

Ndër të tjera tha se qytetet e shkatërruara nga lufta dëshmojnë një katastrofë të madhe humanitare.

"Është tragjike ajo që pamë dhe dëgjuam. Duhet të jemi krenarë për qytetarët e Malit të Zi që zgjodhën paqen. Paqja nuk ka çmim, paqja është gjithçka që na nevojitet. Gjëja më e rëndësishme është të jetojmë në paqe, ky është supozimi më i rëndësishëm i çdo gjëje”, tha kryeministri malazez.

Para takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Abazoviç tha se ata janë "aty për të mbështetur Ukrainën".


Lajmi kryesor:

Rama nga Kievi: Do rindërtojmë një lagje në Irpin! Abazoviç: Mesazh që Europa të bëjë më shumë! Zelensky: Ukraina dhe Ballkani meritojnë të jenë në BE


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë