/ATSH-AFP/ - Kryeministri australian, Tony Abbott këshilloi sot Bashkimin Evropian të ndjekë shembullin e vendit të tij dhe të kthejë të gjithë imigrantët e mbërritur nga deti me qëllim për të shmangur drama si ajo e mbytjes së një peshkarexhe të dielën në Mesdhe.
Sipas përfaqësuesve të komisariatit të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët (HCR) dhe Organizatës Ndërkombëtare për imigracionin (OIM), 800 imigrantë kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së kësaj peshkarexhe në brigjet e Libisë.
Komisioneri evropian i ngarkuar me çështjen, Dimitris Avramopoulos detajoi dje një plan veprimi prej 10 pikash që do të shërbejë si bazë pune për drejtuesit e Bashkimit Evropian që do të mblidhen të enjten për një samit të jashtëzakonshëm.
/Shqiptarja.com