Abi Bank, me rastin e festave të fundvitit ka shpërndarë më shumë se 200 dhurata te mbledhura nga stafi I ABI Bank për fëmijët e shtruar në spitalin pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Përfaqësues të Abi Bank u mblodhën së bashku me stafin e qendrës spitalore duke organizuar një festë surprizë për fëmijët e shtruar në këtë pavion.
Emis Cerrava, përfaqësues i Abi Bank në fjalën e tij falenderoi të gjithë stafin e QSUT dhe Spitalit Pediatrik për punën e palodhur që kryejnë në shërbim të fëmijëve. Ai gjithashtu siguroi se Abi Bank do të jetë gjithnjë mbështetës dhe mik i përhershëm në këto lloj nismash.
“Jemi shumë të lumtur dhe të privilegjuar që ndodhemi këtu në këto festa fundviti bashkë më fëmijët se spitalit pediatrik. Falenderojmë stafin e Pediatrisë së QSUT dhe i sigurojmë që do të gjejnë tek ABI Bank një mik të përhershëm dhe një përkrahës për të ndihmuar dhe për të lehtësuar jetesën e këtyre fëmijëve”, shprehet Cerrava.
Administratorja Spitalore e Pediatrisë Armela Memaj, u shpreh se nuk ka dhuratë më të bukur se t’ju japësh gëzim fëmijëve. Duke falenderuar Abi Bank për këtë nismë ajo uron që 2018-ta t’i gjejë këta fëmijë të shëruar.
“Jemi mbledhur këtu në spitalin Pediatrik për ti dhënë një buzëqeshje dhe për të dhënë një gëzim këtyre fëmijëve dhe për këtë dua të falënderoj ABI Bank, e cila ka organizuar këtë festë kaq të bukur për këta fëmijë. Dëshiroj që ti uroj gjithë fëmijëve në të gjithë Shqipërinë gëzuar festat dhe ardhtë 2018 më e mbarë dhe më e bukur”, thotë memaj.
Babagjyshi dhe një grup animatorësh të ofruar nga Banka Amerikane e Investimeve trokitën në derën e një vogëlusheje e cila ishte e papërgatitur për këtë surprizë. Me gëzim në sy ajo uron për të gjithë fëmijët një Krishtlindje dhe Vit të Ri të Gëzuar.
“Unë jam shumë e kënaqur dhe falënderoj babagjyshin por edhe ABI Bank dhe dua të them një urim për të gjithë fëmijët nga zemra ime, të shërohen sa më shpejt dhe gëzuar Vitin e Ri dhe Krishlindjet”, shprehen fëmijët.
Pas shpërndarjes së dhuratave kjo ditë e bukur u mbyll me një festë të vogël ku nuk munguan lojërat e ndryshme.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO