Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: E turpshme

E vënë në krye të SASPAK pas largimit të Ilir Beqajt, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Erdiana Çano foli për një audit të agjencisë që menaxhon fondet e BE, si masë për të parandaluar abuzimin me këto fonde.

Duke refuzuar të flasë për hetimin e hapur për ish-drejtuesin Ilir Beqajt, Çano tha se do të jenë partnerët evropianë që do të orientojnë SASPAC-un për vijimin e punës.

“Në lidhje me prekjen e fondeve të BE, çështja është në hetim nuk do të doja ta prekja, është një çështje që i takon organeve të drejtësisë, ne kemi bërë sigurisht analizën tonë të brendshme, në momentin që kam marrë detyrën, ka vetëm 3 muaj, jam ende e re, gjithsesi që bashku me kolegët e asistencës teknike dhe kolegët që gjendjen në SASPAC kemi bërë analizat tona të brendshme për të adresuar problematikat dhe ku kanë qenë mangësitë e procesit. Cfarë strukturash kemi ngritur, një pyetje e ardhur nga ju? E gjitha ka të bëjë me ridimensionimin e funksioneve që kanë brenda drejtoritëtë cilat merren sidomos me bashkëpunimin ndër-rajonal dhe transnacional. Kemi kërkuar dhe asistencën e SIGMËs në mënyrë që ajo analizë e brendshme që ne kemi bërë për ta ridimensionuar dhe për ta ristrukturuar agjencinë të ketë edhe një certifikim le të themi evropian.

Do të ishte e parakohshme për të thënë disa gjëra që në një plan të dytë do të duhet të ishin në një plan tjetër, në këto 3 muaj të parë analizë të thelluar dhe dalja me një konkluzion të cilin do ta ndajmë me partnerët evropianë të cilët do të na drejtojnë drejt një orientimi të ri të SASPAC. A ka pasur një audit? Po do të kemi një audit të brendshëm, ne jemi një agjenci në varësi të kryeministrisë, do përdorim të gjitha mundësitë që kemi përsa i përket auditimit të brendshëm që ka kryeministria për të audituar cfarë ka ndodhur në agjencinë që unë drejtoj gjatë 2023-204. Ka pasur një auditim një vit më parë, do të marrim edhe komentet që janë dhënë nga ai auditim dhe do ta bashkojmë me auditimin që do të bëjmë së shpejti’, tha Erdiana Çano, drejtuese e SASPAC.

Por kjo përgjigje, nuk i kënaqi deputetët opozitarë, të cilët thanë se abuzimi me fondet e BE nuk është shaka. 

“Evidentoni çfarë është historia nuk është shaka ajo që ka ndodhur është e rëndë. E turpshme”, tha Kreshnik Çollaku.

“Të mbështesim institucionin, drejtësia të bëjë punën e vet”, tha Blendi Klosi.

‘Këtë thirrjen tuaj t’i lëmë të vjedhin nuk e kuptova’, tha Jorida Tabaku.

Në komisionin e Integrimit, Drejtoresha e SASPAC Erdiana Çano tha se fondet e përfituara nga BE po përdoren për të çuar përpara reformat, por edhe për projektet infrastrukturore.

Ish-drejtuesi i SASPAC Ilir Beqaj është në burg prej 4 korrikut pasi Prokuroria e Posaçme dyshon se ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera me përfitues vetë ish-ministrin.

S.B/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia