Zbulohet kostoja rekord, 407 mln USD për Tiranë-Elbasan, Xhika: S’jam i rrezikshëm
Qëndron prej më shumë se një muaji në qeli me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ish-kreu i ARRSH, Dashmir Xhika, kërkon lirinë. Ai u bë drejtor tre vite pasi nisi ndërtimi i rrugës që sipas parashikimeve do të kushtonte 407 mln USD.
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashmir Xhika, kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë, në të cilën ka depozituar rekurs ndaj dy vendimeve të Krimeve të Rënda që e kanë lënë atë në burg.
Rekurs pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë kanë depozituar dhe dy ish-vartësit e Xhikës Albnes Alite dhe Aksel Qorduku. Report Tv ka siguruar rekursin e ish-kreut të rrugëve, Dashamir Xhika, ku sipas mbrojtësit të tij ai duhet të lihet i lirë, pasi nuk është një person i rrezikshëm dhe nuk mund të prishë asnjë provë.
Në argumentet e paraqitura për rekurs nga Xhika janë renditur disa elementë si “caktimi i tij drejtor disa vite pasi është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e këtij aksi, ka arsim të lartë jashtë vendit dhe është një person me integritet, është i padënuar familjarisht jeton dhe punon në Shqipëri si dhe faktin që ai nuk mund të ndikojë as tek dëshmitarët dhe as tek prishja e provave”.
Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërsa më 4 shkurt dhe 27 shkurt Krimet e Rënda dhe Apeli i Krimeve vendosën për të arrest me burg.
Por sa ishte planifikuar kostoja e kësaj rruge për të cilën auditi i Ministrisë së Infrastrukturës në materialin kallëzues shprehet se ka një dëm prej 54 milionë dollarë?
Sipas këtij materiali dhe kontratave të depozituara në gjykatë, rezulton se ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan ishte parashikuar të kushtonte 407 milionë dollarë sipas kontratës së qeverisë shqiptare me bankën islamike në vitin 2011.
(Një pjesë e rekursit, ku zbulohet shuma që ishte parashikuar për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1613
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan, Gjiknuri dëshmon në SPAK: Janë bërë abuzime, nisi me një vlerë 240 mln euro e përfundoi me 400 mln euro
10 Shkurt 2023, 09:35
-
Unaza e Madhe, hapet për qarkullim nënkalimi dhe rrethi i ri te TEG-u, Rama: Çliron ngërçin e trafikut! Balluku: Gati 85% e punimeve
3 Shtator 2022, 12:42
-
Aksident në tunelin Tiranë-Elbasan, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
21 Shkurt 2022, 11:41
-
Me shpejtësi deri në 169 km në orë dhe të dehur në timon, vihen në pranga 4 shoferë në Tiranë, dhjetëra të tjerë gjobiten
20 Nëntor 2021, 08:41
-
Po udhëtonte në tunelin Tiranë-Elbasan, merr flakë në dalje të tij automjeti në ecje e sipër
10 Shtator 2021, 11:07
-
Shoferët me shpejtësi 'skëterrë', Ardi Veliu zbret në terren në mesnatë: Tolerancë zero për shkelësit e qarkullimit rrugor
30 Qershor 2021, 08:09
-
Shoferët nuk ndërgjegjësohen, me shpejtësi 'skëterrë' në rrugët e Tiranës dhe me patentën e hequr, arrestohet 29-vjeçari
29 Qershor 2021, 08:25
-
Me 170 km/orë, radari 'kap' shoferin 24-vjeçar! Policia apel shoferëve: Mos 'fluturoni' në rrugë, respektoni rregullat!
14 Qershor 2021, 18:02
-
Balluku: Të gjitha akset janë të kalueshme, moti ekstrem deri të premten! Shkak i bllokimit të aksit Milot-Lezhë, stuhia dhe makinat e prishura
14 Shkurt 2021, 15:59
-
Nga vrasje mafioze, vdekje tragjike, sherre e deri në rrëfime të dhimbshme/ 10 lajmet më të lexuara në vitin 2020
1 Janar 2021, 10:51
-
Aksident i rëndë brenda tunelit të Elbasanit, plagosen 2 drejtuesit e mjeteve e nisen drejt Traumës! Bllokohet qarkullimi (VIDEO)
24 Dhjetor 2020, 12:30
-
Defekt në makinë, merr flakë makina në autostradën Tiranë-Elbasan
20 Dhjetor 2020, 16:45
Ore çfar po bëhet në SHqipri me këto lloi fundërrinash që kan vjedhur me të dyja duart e qeshin e thon ne sjemi të rezikshm vetëm ca miljona euro kemi vjedh. C9hu mor encer muti i tregoi vëndin këtyrd pleravd të lsi që e kan bër ktë popull të flasi me veten
PërgjigjuUne jetoje jashte edhe asqe njohe asnjeri aty por kjo qe beni ju ne shqipni eshte absurde edhe kunder cdo norme ligjore si tek taksat(te larta) per rruget -puset -banesat edhe jeni shteti ma i varfer i europes etj edhe menyra se si arrestoni njerzit edhe menyrat ligjore pa fakte vetem me urdhera politik .nuk ben vaki ne europe plus racizmit qe perdorin komentuesit a thua eshte qeveria enverit e jo popullit shqiptare asnje gjygjtar ska bythe te kundershtoje ,avokatet po vetem flasin ..plus se ka familje tjeteri dinjitet hic ,socialist apo demokrat jane njerzit tuaj, kjo nuk eshte demokraci ligjore por autokraci .me vjen keq qe jeni te etur per regjim partiak ..
Përgjigjuky i rrezikshem?i rrezikshem eshte ai qe nuk di te vjedhe,tregohet i paafte dhe jo human,jo kontribues per familjen e varfer te monalikes.keta duhen burgosur,jo ky kontribues54 milionesh.
PërgjigjuKy duhet te mbetet ne burg se ka vjedhe shtetin ne shifra te frikshme,bashke ne qeli duhet te jete dhe Ardian Alushi i kanalizimeve. Keta te dy mbaheshin si gjela te LSI-ja se i conin pjesen e majme Ilir Metes dhe Monikes.Nuk kishte drejtor te kjo parti hajdutesh qe mos te conte rrogen te Monika dhe Iliri.Nuk ka pas fatkeqesi me te madhe per Shqiperine se keta hajdute dhe kjo parti hajdutesh.
Përgjigjusje i rrezikshem ?? po cdo ti besh me keti populli ti me lsi ne te nde mor te marte mu ne lulet ballit edhe thon te dal se sjam i rrezikshem jo jam un i rrezikshem qe ne fund muajit sarrij dot te mbyll hallet e families ore jeni ne vete ju apo jo
PërgjigjuKta jan kriminel t vertet qe tendojn direkt ne xhepat e popullit. Per kta duhet t cohet populli
Përgjigju